Ministry of Economy, Culture and Innovation

Në bashkëpunim me Shoqatën e Shkrimtarëve të Sllovenisë, Nisma e  Evropës Qendrore  (CEI) ka nxjerrë shpallje për bursa rezidence për shkrimtare e shkrimtarë të rinj. Mbas përzgjedhjes së kandidatit vijon qëndrimi tremujor në një nga shtetet anëtare të CEI-t. Fituesi i konkursit do të ftohet në shtator 2014 si mysafir i Festivalit të Letërsisë në Vilenica, ku do t’i  jepet bursa zyrtarisht. Mund të aplikojnë shkrimtare e shkrimtarë nën moshën 35 vjeç që vijnë nga ato vende anëtare të CEI-t që nuk janë ende pjesë e BE-së (Shqipëria, Bosnja-Hercegovina, Maqedonia, Moldavia, Mali i ZI, Serbia, Ukraina, Bjellorusia). Afati i fundit i aplikimit është 30 prilli 2014.

Njoftim i publikuar fillimisht në albanian.traduki.eu{:}