Ministry of Economy, Culture and Innovation

[metaslider id=4290]

Komunikate per shtyp-shqip

Press Release

Ministria e Kulturës së Republikës së Shqipërisë, më datën 21 nëntor 2015, shpalli projektin që do të përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e 15-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Arkitekturës në Bienalen e Venecias 2016 , me  projektin “Të kam lënë malin”- “I Have Left You the Mountain” nga   Simon Battisti & Leah Whitman-Salkin, and Åbäke.

Ky projekt u përzgjodh nëpërmjet një thirrjeje të hapur për projekt-propozime (16 shtator – 27 tetor 2015), shpallur nga Ministria e Kulturës në rolin e komisionerit të pavijonit të Shqipërisë, nga një juri ndërkombëtare e përbërë nga: Elisabetta Terragni, Gëzim Qendro , Anri Sala , Adelina Greca , Arta Dollani.  Juria, vendimi i së cilës ishte unanim, e ka argumentuar zgjedhjen e saj si më poshtë:

Juria gjykoi që ky projekt  përmbush kriteret e parashtruara në Thirrjen e Hapur të Ministrisë së Kulturës dhe ka aftësinë për të risjellë vende dhe histori përmes këndimit shumëzërësh. Tema e migrimit që synon  projekti, është rrënjosur thellë si në historinë e shkuar, ashtu edhe në të tashmen e Shqipërisë, duke iu mbivënë edhe zhvillimeve të fundit paneuropiane.

Pavijoni Shqiptar i konceptuar në mënyrë të tillë, do të mbushë hapësirën e dhënë me Kujtime individuale e kolektive të pathëna dhe shpesh të mbetura në heshtje, përmes një instalimi minimalist dhe të arkitekturës së muzikës polifonike.

Programi i këtij “laboratori” të historisë së migrimit dhe zhvendosjes, do të shoqërohet me performanca, debate e workshope të hapura, si dhe me incizime të reja.

Dëgjimi kolektiv, respekti për individualitetin dhe aktivitetet e përbashkëta, përcaktojnë një pozicion arkitekturor të fortë në lidhje me temën e përgjithshme të Ekspozitës Ndërkombëtare të Arkitekturës në Bienalen e Venecias 2016.

 

“Simon Battisti & Leah Whitman- Leah Whitman-Salkin, and Åbäke

Simon Battisti është  arkitekt që punon në Tiranë,  teza Fulbright e të cilit solli një studim mbi familjen, (në kundërvënie me bankat)  si institucioni kryesor i financave ndërtimore në Shqipëri. Ai është bashkëthemelues i gazetës së studentëve të dizajnit të Harvardit “Very Vary Veri”. Ka punuar në zyra të dizajnit në Los Anxhelos, New York dhe Mumbai.

LeahWhitman-Salkin është zëvendës drejtoreshë e Revistës së Dizajnit në Harvard dhe ish botuese e Shtypit Sternberg. Ajo ka kontribut në revista botërore dhe ka organizuar një sërë eventesh në fushën e artit, arkitekturës dhe urbanizimit.

 

Åbäke është një ekip transdisiplinor me qendër në Londër që e ka nisur punën që në vitin 2000. Studioja ka publikuar dhe incizon e publikon muzikë edhe përmes zyrës së tyre në Paris. Ka pasur bashkëpunime në zë edhe me grupe me famë botërore si “Daft Punk” dhe “The Cardigans”.

Pjesëtarë të tjerë të ekipit janë: Peter Meanwell- Producent, Edit Pula- Kuratore dhe Këshilltare për Kulturën e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Vasil Tole- Muzikolog, Akademik, Sekretar shkencor i Akademisë së Shkencave .

JURIA

Elisabetta Terragni, kryetare – Arkitekte me reputacion ndërkombëtar, me kontribut të spikatur në fushën e arkitekturës, muzeologjisë në disa vende të botës si Itali, Amerikë, Kolumbi, Gjermani, Zvicër, dhe së fundmi dhe në Shqipëri me kontributin e saj si kuratore në Muzeun e Gjethit. Profesoreshë e arkitekturës,  specializuar në dizenjimin e ekspozitave tematike si dhe në kritikën e fushës.

Gëzim Qendro- Profesor i Historisë së Artit në Universitetin “Polis”. Është personalitet i fushës së pikturës, regjizurës dhe kritikës se këtyre fushave, me doktoraturë në fushën e arteve plastike. Autor  monografie si dhe i botimit “Surrealizmi socialist”. Pedagog, përkthyes dhe kritik arti, drejtues i Galerisë së Arteve për disa vite.

Anri Sala: Artist me një kontribut të shquar në fushën e artit bashkëkohor ndërkombëtar. Pjesëmarrës në disa edicione të  Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit  në Bienalen e Venecias si dhe organizator  i disa ekspozitave të rëndesishme në galeritë dhe qendrat kulturore si: Qendra Pompidou, Francë, Muzeu TATE,  Londër,  etj Ekspozitat dhe punimet e tij  janë ekspozuar në Tokio, New York, Munih, Madrid, Torino, San Paolo, Bruksel, etj. Vlerësuar me çmime ndërkombëtare,  “The Vincent Award 2014”, Hollandë,  “The Recipient of Absolut Art Award 2011”, Stockholm,  etj.

Adelina Greca–  Drejtoreshe e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, ajo është laureuar për arkitekturë në Universitetin e Ankarisë dhe ka vazhduar doktoraturën në fushën e Planifikimit Urban. Ka marrë pjesë në hartimin e planit e Rregullimit të territorit të Tiranës dhe ka eksperiencë në organizimn dhe planifikimin e kompeticioneve kombëtare e ndërkombëtare të fushës.

Arta Dollani – Aktualisht drejton Institutin e Monumenteve të Kulturës . Pas diplomimit për Arkitekturë në Krakov të Polonisë, ka punuar për një kohë të gjatë në Bashkinë e Tiranës si planifikuese urbane, duke zhvilluar paralelisht përvojën akademike në mësimdhënie pranë Fakultetit të Arkitekturës. Bashkëhartuese e një numri të konsiderueshëm projektesh rikualifikimi urban, ajo zotëron përvojë cilësore në projektim e implementim. Bashkëautore e projekteve të shumta në fushën e restaurimit dhe muzealizimit. Anëtare në disa juri ndërkombëtare të konkurseve arkitektonike.

 

 

Pavijoni i Republikës së Shqipërisë mbikqyret nga Ministria e Kulturës.

Komisar: Ministria e Kulturës së Republikës së Shqipërisë

Projekti : “I Have Left You the Mountain”, Simon Battisti & Leah Whitman-Salkin and Åbäke

Kohëzgjatja: 28 Maji deri më 27 Nëntor 2016

Salla: Arsenale di Venezia

Adresa: Rruga “Aleksandër Moisiu”, nr. 76, Tiranë, Shqipëri

Email: info@kultura.gov.al

www.kultura.gov.al

PR dhe Komunikim:

Milena Selimi-Ministria e Kulturës

Tel.: 068 20 14 441; 068 806 2673

e-mail: milena.selimi@kultura.gov.al{:}