Ministry of Economy, Culture and Innovation

Qendra Kombëtare e Kinematografisë dhe Apulia Film Commission pritet të nënshkruajnë një protokoll bashkëpunimi mes dy institucioneve për bashkëpunime dhe shkëmbim të eksperiencave në sektorin audivizual  dhe njohurive mbi zhvillimin e kapaciteteve, që është një nga fushat e ekspertizës së Apulia Film Commission; mbështjetje për projektet e bashkëprodhimit të filmave me metrazh të gjatë, dokumentarë, filma me metrazh të shkurtër, të cilët trajtojnë histori dhe dëshmi të lidhjeve midis Shqipërisë dhe Pulias, ideim i përbashkët i programeve ndër-kufitare, duke ju referuar edhe programeve të  iniciativës komunitare, pjesëmarrje e të rinjve shqiptarë në akitivitetet e trajnimit dhe praktikave të promovuara nga Apulia Film Commission, si dhe lehtësimin e pjesëmarrjes në aktivitete laboratorike, workshop-e  dhe shkëmbime eksperiencash.

Një vend të veçantë në këtë marrëveshje do t’i kushtohet bashkëpunimit mes sistemit puliez të festivaleve të filmit dhe festivaleve shqiptarë, me qëllim nxitjen e promovimit të prodhimeve kinematografike të mbështetura nga Apulia Film Commission dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë të Republikës së Shqipërisë.{:}