Ministry of Economy, Culture and Innovation

Raporti i OECD: Western Balkans Competitiveness Outlook 2024 thekson progresin e Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore në planifikimin e bazuar në risk, digjitalizimin, rritjen e kapaciteteve dhe bashkëpunimin institucional.

Arritjet kryesore:

  • Zbatimi i platformës e-inspektimit dhe integrimi i saj me sistem të tjera;
  • Fuqizimi i planifikimit të inspektimeve të bazuara në risk;
  • Rritja e numrit të inspektimeve me 17.4%;
  • Vlerësimi i riskut me përdorimin e AI nëpërmjet platformës “MIRA”, duke përmirësuar zbulimin e punës së padeklaruar me 30%;
  • Programe të përmirësuara trajnimi për inspektorët e punës.

Pavarësisht zhvillimeve pozitive, nevoja për vazhdimin e investimeve në forcimin e kapaciteteve, digjitalizimi dhe bashkëpunimi institucional, mbeten kyç për forcimin e përputhshmërisë dhe përmirësimin e kushteve të punës në Shqipëri.

https://www.oecd.org/…/western…/541ec4e7-en.pdf…