Ministry of Economy, Culture and Innovation

Pas menaxhimit të panikut të shkaktuar nga tërmeti i ditës së shtunë, Ministria e Kulturës thirri menjëherë Komisionin e Planifikimit dhe Përballimit të Emergjencave Civile për menaxhimin e situatës. Në të gjitha institucionet, muzeume, galeri, site arkeologjike, të cilat ishin të hapura për publikun, u ndoqën të gjitha procedurat për të evakuar vizitorët, të cilët ndodheshin brenda pavijoneve, si në Muzeun Historik kombëtar, Galerinë Kombëtare të Arteve, Muzeun Kombëtar “Shtëpia me gjethe”, etj.  Gjithçka u zhvillua sipas protokollit për të mos krijuar panik tek vizitorët, por edhe punonjësit e institucioneve.

Pa humbur kohë u hartua kalendari i inspektimeve në terren për të verifikuar çdo dëmtim të mundshëm, dokumentimin e tyre përmes fotografive, nga ana e specialistëve. Inspektimet janë kryer me grupe pune të përbashkëta, të ngritura nga institucione të linjës, si Instituti i Ndërtimit, Universiteti Politeknik i Tiranës, Bashkia e Tiranës, Bashkia e Durrësit, Ministria e Arsimit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës, etj.

Menjëherë kryem inspektime në Muzeun Historik Kombëtar, Galerinë Kombëtare të Arteve dhe Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, ku viheshin re dëmtime sipërfaqësore, të cilat nuk sollën asnjë problem për vijimin e punës normale.

Gjatë inspektimit në Muzeun Historik Kombëtar janë vërejtur plasaritje të natyrës sipërfaqësore në ambientet e brendshme në të gjitha katet deri në tarracë. Plasaritjet kryesisht janë të dukshme në pikat e fugave sizmike. Në përgjithësi struktura ka reaguar mirë ndaj lëkundjeve sizmike. Në ambientet e zyrave u konstatua se ka plasaritje të mureve dhe rënie suvaje në hyrjen e administratës si dhe janë rrëzuar mobilje në disa prej zyrave. Gjithashtu janë konstatuar lëvizje të disa objekteve muzeore, ku janë marrë masa për zhvendosjen e tyre.

Problematikë mbetet shkëputja e pllakave në fasadë. Janë marrë rë gjitha masat për vendosjen e perimetrit të sigurisë në ë gjithë godinën. Gjatë vijimit të lëkundjeve nuk kemi shtim të dëmeve të tjera.

Në Galerinë Kombëtare e Arteve  paraqiten plasaritje të nivelit të suvasë në të gjithë strukturën. Duhet të vendoset perimetër sigurie për këmbësorët në pjesën jugore dhe perëndimore pasi rrezikohet shkëputja e teserave dhe suvasë në këto zona.

Institucionet ishin të hapura për vizitorët, të cilët ishin të shumtë ditën e dielë.

DITËN E DIELË inspektuam Muzeun Arkeologjik në Durrës dhe Amfiteatrin, ku dëmtimet nuk paraqiten serioze. Në Muzeun Arkeologjik, në katin e parë nga vitrinat u konstatua lëvizja e disa objekteve muzeore. Por Muzeu vazhdon aktivitetin dhe pritje-përcjelljen e turistëve.

Më tej inspektuam Pallatet Shallvare, të cilat mbajnë statusin e monumentit të kulturës, ku dëgjuam shqetësimet e banorëve. Sipas inspektimeve, problematika paraqitet në oxhaqet e rrëzuar dhe parapetin me balaustra nga ana e bulevardit. Banesat nën çati nuk paraqesin probleme strukturore dhe rrezikshmëri për jetën e banorëve, përveç një apartamenti të pabanuar, për të cilin po ndiqen të gjitha procedurat për ta shpallur të pabanueshëm e për të vijuar me marrjen e masave.

Në ditën e sotme Ministria e Kulturës ka vijuar me koordinimin e grupeve të inspektimit në secilin institucion, duke marrë masa të nevojshme për përballimin e situate:

 

  1. Çdo grup ka paraqitur në orët e para të mëngjesit grafikun e inspektimeve dhe specifikuar specialistin përkatës për secilin objekt, duke mundësuar një koordimin sa më efikas.
  2. Çdo grup po vijon me dërgimin e raportimeve në kohë reale të inspektimeve të kryera.
  3. Në institucione dhe muze, ku është konstatuar dalja nga situata e rrezikut, po vijon puna sipas kalendarit të aktiviteteve.
  4. Në objekte është vijuar me pastrimin e tyre.
  5. Në objektet e vizitueshme, stafi është vënë në gadishmëri për shoqërimin e vizitorëve dhe evakuimin e tyre në raste emergjente
  6. Janë organizuar grupe për monitorimin e urave me status monument të kulturës, si pika me një ndjeshmëri të lartë rreziku.

 

Që në orët e para të mëngjesit u inspektua Universiteti i Arteve.

Nga inspektimi dhe raportimet në bashkëpunim dhe me Ministrinë e Arsimit, rezultojnë dëmtime në 3 godina.

Në Fakultetin e Muzikës rrezik paraqet Salla e Ateliesë Skenike, pasi muri është shkëputur nga konstruksioni dhe paraqet rrezik shëputje nga ana e rrugës.

Në godinën e Administratës së Vjetër paraqiten disa çarje kryesisht në pjesën ku bashkohet ndërtesa e skenës me shtesën, e cila është ndërtuar në vitin 1970. Pjesa e bashkimit paraqet problematika.

Në Fakultetin e Arteve të Bukura nuk rezultojnë dëmtime konstruktive, por vetëm plasaritje sipërfaqësore të  suvasë dhe në disa pika plasaritje më të thella të mureve ndarëse.

Në Fakultetin e Artit Skenik nuk rezultojnë dëmtime konstruktive, por vetëm disa plasaritje në muret ndarëse.

Pas inspektimeve dhe raporteve për Fakultetin e Gjeologji Minierave, në bashkëpunim me Institutin e Ndërtimit, po merren masat dhe po hartohen projektet për çmontimin e parapetit të dëmtuar dhe pastrimin e zonës nga mbetjet e shkaktuara nga rrëzimi i një pjese të tij.

 

MASA DHE REKOMANDIME

Krahas konstatimeve dhe analizimit të situates, në bashkëpunim me Institutin e Ndërtimit janë lënë dhe rekomandimet e para mbi planifikimin e masave që duhet të ndërrmerren:

1)         Në institucionet dhe muzetë ku në fasadën e jashtme kemi rënie të pllakave apo të suvasë, do të vijohet me përcaktimin e perimetrit të sigurisë, duke rrethuar vendin me kordon dhe do të vendoset sinjalistika (tabela) parandaluese, për sigurinë e vizitorëve. Shembull MHK

2)         Testimi i stabilitetit të elementëve në të gjithë sipërfaqen e tyre,  mbulesat e harkuara, qemerët, kupolat të cilat janë konsoliduar me llaç dhe gurë të vegjël, të cilat nuk janë shkëputur ende nga struktura me çekiç gome nga specialistët e DRKK. Rasti Muzeut Arkelogjik Durrës dhe i Amfiteatrit ku disa gurë në tavan ishin të lëvizshëm.

3)         Pastrimi i suvasë së rënë nga secili instituciom.

4)         Verifikimi i stabilitetit të objekteve brenda ekspozitorëve nëpër muze

5)         Verifikimi i stabilitetit të objekteve (ikonave, tablove, instalacioneve ) të varur nëpër mure në muze dhe galeri.

6)         Verifikimi i gjendjes së fondeve muzeore të paekspozuara nëpër magazine nga stafi i muzeve përkatëse.

7)         Verifikimi dhe testimi i gjendjes së afreskeve nga specialistët e DRKK me ndihmën dhe të specialistëve të IMK-së

8)         Përgatitja e listës së ndërhyrjeve emergjente dhe preventivat  paraprake të mirëmbajtjes.

9)         Vijimi me hartimin e projekteve të ndërhyrjeve të restaurimit.

Situata është nën kontroll, i gjithë stafi i MInistrisë dhe institucioneve të varësisë janë në terren

 

Deri në momentin që flasim

 

Drejtoria Rajonale e Vlorës ka kryer inspekuar: 28 monumente

Drejtoria Rajonale e Korçës ka inspektuar: 54

Drejtoria Rajonale e Shkodrës: 55

Drejtoria Rajonale e Durrësit: 53

Drejtoria Rajonale e Beratit: 417

Drejtoria Rajonale e Gjirokastrës:52

Instituti i Monumenteve të Kulturës: 20{:}