Ministry of Economy, Culture and Innovation

Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike organizon edicionin e IX-të “Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar të Rapsodëve dhe Instrumentistëve Popullorë” në qytetin e Lezhës.

Në këtë festival, me karakter konkurues, do të marrin pjesë Rapsodë të Harkut (Lahutarë) dhe Rapsodë të Pendës ( çifteli, sharki), gjithashtu edhe instrumentistë dhe grup instrumental të cilët luajnë vegla popullore tradicionale.

Në repertorin e tyre do të ketë Këngë të Eposit të Kreshnikëve, Baladat dhe Rapsoditë Historike me lahutë dhe Këngë Maje –Krahu si edhe repertor që pasqyron ngjarje bashkëkohore.

Bashkitë konkurruese janë: Lezha, Dibra, Vlora, Mirdita, Kukësi, Kurini, Vau i Dejës, Malësia e Madhe, Gramshi, Mati, Hasi, Mallakastra, Tropoja, Puka.

Përshëndetin festivalin Shoqata “Shote Galica”, Drenas, Kosove, Shoqata “Dede Gjon Luli”, shqiptaret e Malit te Zi, SHKA “Jahi Hasani” Cegran, Gostivar si dhe Kavllisti Sallah Shabani nga Gostivari.

 

Ky festival vazhdon të mbajë gjallë traditën gojore të trashëguar brez pas brezi dhe ne jemi dëshmitar të këtij fenomeni i cili vazhdon të gjallojë në Shqipëri.

Nxitja dhe promovimi i kësaj pasurie kulturore jomateriale është qëllimi ynë i përditshëm.

24-25 nëntor 2016, ora: 16:00,  Pallati i Kulturës, Lezhë

 {:}