Ministry of Economy, Culture and Innovation

Investimet e Huaja Direkte kanë arritur një nivel rekord në tremujorin e parë të vitit, me një fluks hyrës prej 354 milionë euro.
Kryesuesit e këtyre investimeve janë; Turqia me 19.5% të fluksit total; Italia me 11.6% dhe Austria me 9.6%.
Sektorët me kontribut më të lartë janë aktivitetet e pasurive të paluajtshme, të cilat kapin një vlerë prej 23.7%, aktivitetet financiare dhe të sigurimit me 20.9%; industria nxjerrëse me 14.4%; industria përpunuese me 11.8%; aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 7.3%.
Ky sukses është dëshmi e përpjekjeve tona për të krijuar një mjedis tërheqës për investitorët e huaj dhe për të promovuar rritjen ekonomike.
Falë këtyre investimeve, Shqipëria vazhdon të zhvillohet dhe të forcojë pozicionin e saj në tregjet rajonale e ndërkombëtare. Progresi ekonomiko-social, konsolidimi fiskal, modernizimi i industrive dhe krijimi i vendeve të reja të punës, janë vetëm disa nga përfitimet që vijnë nga këto investime.