Ministry of Economy, Culture and Innovation

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro inspektoi punimet në Kalanë e Beratit, ku ka nisur puna për restaurimin e murit të pjesës perëndimore të kalasë, i shkatërruar ndër vite. Projekti i restaurimit është hartuar nga specialistë të Monumenteve të Kulturës, duke ndërhyrë në pikat kryesore ku dëmtimet janë më të mëdha.

Për ruajtjen dhe restaurimin e mureve të kësaj trashëgimie kombëtare është vënë në dispozicion një fond prej 2 milionë e 900 mijë lekë të reja akorduar nga Bashkia e Beratit.

Restaurimet kanë nisur në murin përëndimor të kalasë, ku eleminohet problematika, ringrihet përsëri muri i rrëzuar midis kullave 7 dhe 8 duke e restauruar atë sipas të njëjtës teknikë me atë origjinale. Nga reshjet e shumta ndër vite kjo kullë ka qenë një problematikë e lënë në harresë.

Në muajin gusht nisin punimet restauruese në kishën e Shën Triadhës, ku çatia ka probleme dhe lagështira ka prekur arkitekturën e kupolës dhe ka dëmtuar rëndë afreskët. Në këtë monument, prej mëse 40 vitesh nuk është kryer asnjë restaurim. Në muajin gusht punonjësit e DRKK-Berat do të fillojnë punimet e restaurimit në këtë monument të rëndësishëm të trashëgimisë.{:}