Ministry of Economy, Culture and Innovation

Rifillojnë punimet në Xhaminë e Et’hem Beut, në Tiranë. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka inspektuar punimet në këtë objekt kulti, monument kulture, me vlera të rralla, jo vetëm për komunitetin mysliman, por edhe për trashëgiminë kulturore shqiptare. Punimet konsistojnë në restaurimin e çatisë, tamburit dhe kupolës, konsolidimin e themeleve, muraturës, pastrimin dhe fugatimin e muraturës së gurit, hidroizolimin e themeleve, drenazhimin, hidroizolimi në pjesën me prezencë lagështie, restaurimi i punimeve të drurit, restaurimi i pikturës murale etj. MInistrja Margariti u takua ne specialistët, që po punojnë për restaurimin e pikturës murale, duke u njohur edhe me vështirësitë që paraqiten. Punimet, të cilat po kryhen me financim të Agjencisë TIKA, nën kujdesin e Institutit të Monumenteve të Kulturës, ishin pezulluar përkohësisht, por kanë rifilluar dhe në fund të këtij viti pritet përfundimi i tyre, duke e bërë atë sërish funksionale për besimtarët, por edhe të vizitueshme për turistët.{:}