Ministry of Economy, Culture and Innovation

Falenderojmë me mirënjohje të veçantë të gjithë nxënësit dhe mësuesit e shkollave profesionale nga Shkodra, Tirana dhe Elbasani, që përmes përkushtimit dhe krijimtarisë sollën një spektakël unik veshjesh frymëzuar nga xhubleta, veshja e lashtë shqiptare e shpallur nga UNESCO si pjesë e trashëgimisë kulturore botërore.

Në këtë event përmbyllës, ku tradita u bë frymëzim dhe zanati u kthye në art, të rinjtë tanë dëshmuan se aftësimi profesional është një rrugë e fortë drejt vetërealizimit dhe inovacionit kulturor.

Xhubleta, me formën e saj të veçantë që daton që nga epoka e bronzit, u bë pikënisja për interpretimet moderne të stilit dhe identitetit – një shembull i gjallë sesi trashëgimia jonë e pasur mund të jetojë nëpërmjet brezave të rinj.

Në këtë finale, falënderojmë:

Fondacionin “TRE

MARIAT” – Qendra Antropologjike XHUBLETA

AKPA – për koordinimin me shkollat profesionale

SDC/S4J – për mbështetjen dhe besimin e treguar

Drejtorinë e Pronësisë Industriale – për ndërgjegjësimin mbi mbrojtjen ligjore të krijimeve

Mësuesit dhe drejtuesit e shkollave, që i japin jetë dijes çdo ditë

Albanian Night – një shtëpi e madhe e artit dhe mikpritjes shqiptare.

Ky projekt është dëshmi se kur rinia, kultura dhe edukimi bashkëpunojnë, rrënjët dhe krahët ecin bashkë.