Ministry of Economy, Culture and Innovation

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka rritur ndjeshëm cilësinë e shërbimeve elektronike që ofron për qytetarët, duke ju kursyer kohë dhe duke eleminuar çdo kontakt fizik me administratën.

Janë 51 aplikime dhe 4 vërtetime me vulë elektronike që ISSH-ja ofron përmes potalit qeveritar e-Albania. Për periudhën Janar – Qershor 2024 janë gjithsej 195,958 aplikime të realizuara online.

Falë punës së vazhdueshme të strukturave të ISSH-së është bërë e mundur që të rritet ndërgjegjësimi i qytetarëve për t’i kryer ato në mënyrën e duhur dhe për të reduktuar ndjeshëm çdo pasaktësi në aplikim.