Ministry of Economy, Culture and Innovation

Më datë 15 tetor 2014, ora 18.00, Galeria Kombëtare e Arteve ka kënaqësinë të hapë për publikun në sallën e Ekspozitave të Përkohshme, ekspozitën retrospektive të një prej artistëve më të njohur shqiptarë të shekullit të 20, Sadik Kaceli (1914 – 2000).

Ekspozita “Retrospektivë” tregon një përzgjedhje të veprave të Sadik Kacelit duke marrë në shqyrtim një periudhë rreth 70 vjeçare krijimtarie, nga vizatimet e para të tij në fundin e viteve 1920, e deri në fund të viteve 1990. Ekspozita përmban vizatime, grafika, piktura të shtrira në gjithë teknikat dhe gjinitë tyre.
Eshtë hera e parë që artisti Sadik Kaceli, të cilit i është dhënë titulli Piktor i Popullit në vitin 1994, paraqitet kaq i plotë në krijimtarinë e tij.

15 Tetor –  16 Nëntor 2014, GKA{:}