Ministry of Economy, Culture and Innovation

Sot, në samitin ACT NOW 2025 në Tiranë, lançuam fushatën “ALBANIA FUTURE NOW” të MEKI & EU4Innovation, zbatuar nga GIZ Shqipëri, për të promovuar ekosistemin tonë të inovacionit brenda dhe jashtë vendit.

Shqipëria po shndërrohet në një hub rajonal inovacioni, me:

  • potencial të lartë njerëzor
  • kosto të ulëta operacionale
  • komunitet të ri dhe kreativ

Në bashkëpunim me aktorë vendas dhe ndërkombëtarë, kemi identifikuar shtyllat kyçe që pozicionojnë Shqipërinë fuqishëm në hartën globale të inovacionit.

Me infrastrukturë moderne, pozicion strategjik dhe pasuri kulturore që frymëzon, momentin për të vepruar e kemi tani!

Albania Future Now!