Ministry of Economy, Culture and Innovation

Ministri Blendi Gonxhja me ekipin, në cilësinë e Ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, në seancën dëgjimore në Komisionin Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik për një panoramë të arritjeve, projekteve e ecurisë në fushën e kujdesit dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.

Disa orë dedikuar mirëadministrimit dhe punës së MEKI, ku informuam deputetët e nderuar të këtij komisioni mbi shumë zhvillime pozitive e risi inovatore por edhe problematika, me një raportim serioz e shterrues, që u mirëprit e u vlerësua publikisht. Pyetjet e përgjigjet u fokusuan në:
-Ruajtjen me fanatizëm dhe restaurimin e objekteve të trashëgimisë kulturore
-Investimet në infrastrukturën kulturore
-Financimin nga buxheti i shtetit dhe financimin e huaj që janë gjithmonë në rritje
-Angazhimin për programin sfidues të trashëgimisë 2024-2030
-Bonusin e rijetëzimit ose thënë ndryshe Fondin Kombëtar të Kujdesit për Trashëgiminë
-Marrdhëniet dhe rekomandimet që vijnë nga UNESCO
-Mbi frymën dhe modelin e ri në Trashëgiminë Kulturore përmes Inovacionit dhe politikave të reja të menaxhimit të aseteve e pronës
-Digjitalizimin e informatizimin e shërbimeve, operacioneve e arkivave
-Platformat online të promovimit dhe një sërë idesh kreative, motivuese dhe ristrukturuese që po ndërmarrim

Në aspektin e promovimit dhe integrimit të trashëgimisë me sektorin e turizmit, që vijon rritjen edhe falë interesit të lartë për vizitat në site e parqe të trashëgimisë kulturore e arkeologjike, njohëm komisionin me lajmet e mira për investimet në qendrat e vizitorëve, komplekset muzeale, planet e menaxhimit dhe projektet me financim të miratuar në Bylis & Klos, Durrës, Butrint, Apolloni, Krujë, Gjirokastër, Tiranë, etj, duke zgjeruar paketën kombëtare turistike dhe rritur eksperiencën e qendrimit në Shqipëri.

Gjithashtu folëm mbi fuqizimin e rolit të institucioneve kulturore dhe përfshirjen aktive të komuniteteve lokale në nismat tona të rëndësishme të menaxhimit dhe jetësimit të trashëgimisë përmes dëgjesave publike dhe propozimeve konkrete.

Nder dhe detyrë të jemi në dispozicion të Komisioneve Parlamentare dhe Deputetëve të Kuvendit, pa asnjë rezervë dhe gojëplot për angazhimin si ministri dhe vizionin tonë të Shqipërisë 2030!