Ministry of Economy, Culture and Innovation

U zhvillua me sukses sesioni informues për Programin Creative Europe, ku profesionistë nga fushat e artit, sektorit audiovizual dhe medias u njohën nga afër me mundësitë e jashtëzakonshme që ky program ofron për të mbështetur dhe fuqizuar kreativitetin dhe bashkëpunimet ndërkombëtare.

Znj. Lira Pipa, Zv. Ministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, shprehu entuziazmin për vazhdimin e këtij programi edhe për tre vitet e ardhshme, duke theksuar se ky është një moment i shkëlqyer për komunitetin artistik shqiptar që të përfitojë nga mundësitë e ofruara nga programi Creative Europe. Ajo vlerësoi gjithashtu rolin thelbësor të CEDesk Albania në sigurimin e asistencës së nevojshme për aplikantët dhe zhvillimin e projekteve të suksesshme.

Në këtë sesion u prezantua një ndër thirrjet e hapura për aplikime, Culture Moves Europe e cila ka për qëllim të lehtësojë mobilitetin e artistëve dhe profesionistëve të kulturës, duke mundësuar shkëmbime ndërkulturore dhe zhvillim të mëtejshëm profesional.

Ky program përfaqëson një platformë unike për artistët shqiptarë për t’u afirmuar dhe promovuar në skenën ndërkombëtare, duke ndërtuar ura bashkëpunimi dhe krijimtarie.