Ministry of Economy, Culture and Innovation

Sezoni artistik ka nisur në “arTurbina” me një nga veprat më të njohura të Nikolaj Gogol. Bëhet fjalë për veprën “Revizori”, e cila vjen nën një këndvështrim të ri nga regjisorja Driada Dervishi. Përmes notave të theksuara të humorit vijnë për publikun problematika të përditshmërisë. Një zëdhënëse për shtyp që dëshiron të bëhet kryetare, një prokurore që merr dhurata po kurrë para, një drejtor arsimi që ka mbaruar shkollën me pesa, të gjithë pjesë e një administrate të rrallë.

Vepra, një prodhim i Teatrit “Aleksandër Moisiu”, në Durrës, u ngjit në skenën e “arTurbinës” në datat 9 deri më 12 janar, nën interpretimin e një kasti aktorësh shumë të dashur, si Suela Bako, Mimoza Marjanaku, Marvin Tafaj, Gentian Zeneli, Amos Zaharia, Adelina Muça, Xhejni Fama, Kastriot Shehi, Gjergj Doçi, Jaho Guma dhe Erjon Hodo. Muzika mban firmën e kompozitorit të njohur Hajg Zaharjan.{:}