Ministry of Economy, Culture and Innovation

Ministri i Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit priti në një takim të rëndësishëm së bashku me përfaqësues të FMN-së, Znj. Anke Weber shefe e misionit dhe Z. Sebastian Sosa, përfaqësues rajonal për Ballkanin Perëndimor, për të diskutuar sfidat e zhvillimit në Shqipëri dhe politikat prioritare.
Në fokus të diskutimeve ishin mungesa e fuqisë punëtore dhe politikat për të adresuar faktorët strukturorë si plakja e popullsisë dhe migrimi, zhvillimi i kapitalit njerëzor përmes VET dhe trajnimit në punë, inovacioni dhe politikat për të nxitur kërkesën për punë në sektorë me vlerë të lartë të shtuar, strategjia e inovacionit dhe zhvillimet në SME.
Në takim u diskutua edhe për Planin e Rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe angazhimin e qeverisë shqiptare për agjendën e reformave, veçanërisht për miradministrimin e ndërmarrjeve shtetërore. Ekipi drejtues i MEKI ndau ecurinë e politikave proaktive në proces dhe përkushtimin për të krijuar një ekonomi të fortë e të qëndrueshme, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet e partnerët ndërkombëtarë si FMN-ja, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Shqipërinë dhe qytetarët e saj.