Ministry of Economy, Culture and Innovation

Në vijim të konkursit të zhvilluar në kuadër të përkujtimit dhe në nderim të figurës qendrore të fondit muzikor shqiptar, ikonës shqiptare të muzikës, kompozitori Çesk Zadeja, me rastin e 95- vjetorit të lindjes dhe 25- vjetorit të ndarjes nga jeta,  Ministria e Kulturës ka kënaqësinë të shpall fituesit e krijimtarisë muzikore shqiptare me autorë të rinj, bazuar në Vendimin e Jurisë ndërkombëtare me nr. 4987/3 prot, datë 24.10.2022, “Për njoftimin e 3 veprave fituese në kuadër të Konkursit për Kompozitorët e Rinj “Çesk Zadeja”, Edicioni i parë 2022.

 

Juria ndërkombëtare ka vlerësuar veprat e paraqitura në interes të fondit muzikor kombëtar të krijimtarisë, për degëzimin e kompozitorëve të rinj, përmes zhanreve dhe formave të ndryshme të muzikës skenike.

 

Juria ndërkombëtare prezentë, bazuar në sistemin e pikëzimit, doli me Vendimin se Fituesit për “Konkursin për Kompozitorët e Rinj “Çesk Zadeja”, Edicioni i parë, 2022  janë si vijon:

 

  1. Partitura me Kodin: 134, me autor z. Serxhio Beqo, fiton Çmimin e Parë, “Çesk Zadeja 2022”, (200,000 lekë).

 

“Me motivacionin se njeh shumë mirë instrumentacionin. Ka zhvilluar një tematikë kompozcionale të denjë. Ka shfrytëzuar materialin bazë të iso polifonisë të jugut dhe ka zhvilluar mirë në teknikën seriale. Ka përmbajtje muzikore. Ndjeshmëria artistike është në nivel të lartë duke premtuar prespektivën e një kompozitori të suksesshëm në të ardhmen”.

 

  1. Partitura me Kodin: ISGL029417, me autor z. Kris Sopiqoti fiton Çmimin e dytë; (150,000 lekë).

 

  1. Partitura me Kodin: G.Lucky 15, me autor z. Jetmir Zaganjori fiton Çmimin e tretë; (100,000 lekë).

 

Juria ndërkombëtare e përbërë nga:

 

  1. Thoma Gaqi, Anëtar, Shqipëri;
  2. Pascal Pistone, Anëtar, Francë;
  3. Mircea Holiartoc, Anëtar, Rumani.

 

 

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të shoqërohet me koncertin dedikuar Fondit për Kompozitorët e Rinj “Çesk Zadeja”, edicioni i parë 2022.{:}