Ministry of Economy, Culture and Innovation

Në vijim të konkursit për përzgjedhjen e kandidaturës së Drejtorit të Përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Komisioni i propozon Ministrit dy kandidatë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor :
1. Kandidaturë e parë znj. Zana Çela
2. Kandidaturë e dytë z. Josif Gjipali

Ministria e Kulturës falenderon kandidatët Kleanthi Gjika, Ylber Gjini, Agim Hushi dhe Gëzim Xhaxhaj për pjesëmarrjen dhe kontributin në konkursin e hapur publik për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Ministrja e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro ka pranuar propozimin e komisionit. Vendimi do të merret në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave.

{:}