Ministry of Economy, Culture and Innovation

Ministria e Kulturës,  më  4 dhjetor 2018 shpalli thirrjen për projekt-propozime për vitin 2019 në Art & Kulturë dhe Trashëgimi Kulturore, e cila u mbyll në datë 15 janar 2019.  Kolegjiumi i Ministrisë së Kulturës mori në shqyrtim rreth 300 projekt-propozime në art, kulturë dhe trashëgimi kulturore, nga të cilat përzgjodhi 151 projekte fituese.

Edhe në këtë thirrje, ashtu si në vitin e kaluar, interesi për aplikime ka ardhur në rritje me propozime, ide dhe projekte të reja të subjekteve, organizatave, apo shoqatave kulturore.

Kolegjiumi i përbërë me ekspertë të vlerësimit dhe zhvillimit të politikave dhe strategjisë kulturore, vlerësoi si fituese projekt-propozimet që përputhen me kriteret  e shpallura në udhëzuesin i cili shoqëroi thirrjen për projekt-propozime, dhe që shprehin: ide novatore,  garantojnë cilësi dhe profesionalizëm në realizim, qëndrueshmëri dhe vazhdimësi, mundësi për rritjen profesionale të artistit, sjellin zhvillim dhe gjallërim të skenës artistike e kulturore në Shqipëri, si dhe që dëshmojnë respektimin e të drejtës së autorit. Veçojmë ndër përparësitë edukimin përmes artit dhe kulturës, nxitjen e krijimtarisë artistike dhe përkrahjen e të rinjve për shprehjen e potencialit të tyre krijues e rritjen e mundësive për punësim, shtimin e audiencave, shtrirjen gjeografike dhe kohore, si dhe aftësinë për të thithur fonde nga burime të tjera.

Projektet e përzgjedhura, të cilat mbështeten në mënyrë të pjesshme nga Ministria e Kulturës, garantojnë rezultate të qëndrueshme dhe afatgjata në rritjen e të punësuarve në sektorin e kulturës, në promovimin dhe integrimin e burimeve dhe potencialeve kulturore që kanë fokus dhe përmbajtje:

  • Projekte të edukimit përmes artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore;
  • Projekte në funksion të turizmit kulturor;
  • Projekte që nxisin pjesëmarrjen dhe angazhimin e artistëve të lirë të skenës;
  • Projekte të industrive kreative;

Njoftojmë se subjektet, projektet e të cilëve janë përzgjedhur për mbështetje financiare nga Ministria e Kulturës, do të kontaktohen brenda 15 ditëve për të vazhduar me hapat e mëtejshëm.

Lista e plotë e projekteve me fokus art, kulturë dhe trashëgimi kulturore, si më poshtë vijon:

Lista e plotë e projekteve me fokus art, kulturë dhe trashëgimi kulturore{:}