Ministry of Economy, Culture and Innovation

Jeronim De Rada, ky poet dhe atdhetar i shquar i Rilindjes Kombëtare, na paraqitet këtë vit më fuqishëm se kurrë me veprimtaritë kulturore dhe artistike të realizuara nga Ministria e Kulturës me rastin e 200 vjetorit të lindjes.
Në programin e këtij përvjetori jubilar, Ministria e Kulturës, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, shpallin konkursin për krijimin më të mirë me temë “Unë, Milosao” që do të përfshijë gjithë të rinjtë e shkollave të mesme të Shqipërisë.
Milosao është një prej karaktereve më të dashura në letërsinë shqipe, kurse vepra ku ai përfaqësohet një prej më të arrirave.
Kjo poemë, ndonëse e shkruar 200 vite më parë, ende lexohet me endje, e kjo do të thotë që Milosao ende vijon të na përfaqësojë në plotësinë e vet. Ëndrra dhe ideali i Milosaos janë gjallë.

Ftohen të gjithë nxënësit e shkollave të mesme të Shqipërisë t’i japin jetë figurës së Milosaos, të mbajnë ndezur zjarrin e tij, lirikën, atdhedashurinë e romantikën e tij
Krijimet nuk duhet të jenë më të gjata se tre (3) faqe Word A4 (me gërmë Times New Roman & madhësi 12) dhe jo më pak se një faqe.

Afati i dorëzimit të krijimeve është 15 nëntori dhe po ashtu krijimet mund të shkruhen në zhanret e tregimit, esesë dhe poezisë.

Adresa elektronike ku do të dorëzohen shkrimet është unemilosao@kultura.gov.al
Fituesit do të shpallen në fund të nëntorit, ndërsa ceremonia do të zhvillohet në ambientet e Ministrisë së Kulturës.{:}