Ministry of Economy, Culture and Innovation
Qeveria Shqiptare, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, miratoi vendimin për shpalljen e “Ansamblit Arkitektonik Urban” të një zone të qytetit të Peshkopisë, si pasuri kulturore e historike, së bashku me zonën mbrojtëse dhe planin për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e tij në bashkëpunim me Bashkinë Dibër.
Ky vendim i hap rrugë rijetëzimit të zonës, duke e kthyer atë në një qendër tërheqëse për turizmin kulturor dhe zhvillimin e qendrueshëm.
Një investim për kujtesën dhe të ardhmen e qytetit, që synon të rikthejë shkëlqimin e tij historik, të përmirësojë infrastrukturën dhe të ruajë vlerat qytetare dibrane për brezat e ardhshëm!