Ministry of Economy, Culture and Innovation

BONUSI I RIJETËSIMIT

QËLLIMI:

Bonusi i rijetësimit”, pjesë e Fondit Kombëtar të Kujdesit të Trashëgimisë Kulturore Materiale përdoret për mbështetjen e politikës kombëtare të mbrojtjes ruajtjes dhe zhvillimin e vlerave të trashëgimisë kulturore materiale.

 

PËRFITUES:

Bonusi i rijetësimit vjen në ndihmë të pronareve /përdoruesve të ligjshëm të pasurive të paluajtshme që janë pjesë përbërëse e ansambleve historike urbane, qendrave historike, zonave arkeologjike ose kanë status pasuri kulturore si objekte të veçanta jashtë këtyre zonave

 

OBJEKT I FINANCIMIT, BONUSI I RIJETËSIMIT”, JANË:

  • ndërhyrje të mirëmbajtjes dhe konservuese në pasuri të paluajtshme në pronësi private të cilat ndikojnë në vlera dhe unitetin kompozicional të ansamblit historik urban/qendrave historike të tilla si: mirëmbajtje, restaurim çatie, fasada, muraturë, porta, dritare, deri në 1.000.000 lekë.

 

  • ndërhyrje për restaurim/ rijetësimit të pjesshëm ose të plotë në pasuritë e paluajtshme, në pronësi private që janë pjesë përbërëse e ansambleve historike urbane, qendrave historike, zonave arkeologjike, ose kanë status pasuri kulturore si objekte të veçanta jashtë këtyre zonave ku mund të përfshihen edhe: instalimet elektrike, sanitare, mekanike, të mbrojtjes ndaj zjarrit, deri në 5.000.000 lekë.

 

PUBLIKIMI I THIRRJES PËR

 “BONUSIT RIJETËZIMIT

 

https://e-albania.al/

https://kultura.gov.al/

www. iktk.gov.al

Faqet zyrtare të DRTK-ve

Faqet zyrtare të Bashkive

 

APLIKIMI

 

Ku aplikohet:

 

Aplikimi për mbështetje nga “Bonus i rijetësimit” kryhet on-line në sistemin e-Albania, shërbimi e-leje “Aplikim për leje ndërhyrje në pasuritë kulturore materiale dhe Bonus Rijetësimi”.

 

Hapat që ndiqen:

Në sistemin on-line aplikanti duhet të ngarkojë elektronikisht (dorëzojë) dokumentet si vijon:

 

 

1.      Për rastet kur projekti i ndërhyrjes është i miratuar:

a)      Përshkrim i detajuar mbi aktivitetin/planbiznesi në lidhje me ndërhyrjen për rijetëzimit të pjesshëm ose të plotë në pasuritë e paluajtshme, në pronësi private që janë pjesë përbërëse e ansambleve historike urbane, qendrave historike, zonave arkeologjike, ose kanë status pasuri kulturore si objekte të veçanta jashtë këtyre zonave, që dëshmon qëndrueshmërinë ekonomike të investimit;

ii.          në rast aplikimi për restaurim/ rijetëzim të pjesshëm ose të plotë, çertifikatë pronësie, deklaratë noteriale për dakortësinë e bashkëpronarëve në rastet e bashkëpronësisë, autorizim në rast se aplikuesi është i ndryshëm nga pronari i ligjshëm, deklaratë noteriale për dakortësinë e pronarit/pronarëve shoqëruar me kontratën e qirasë me afat mbi 1 vit në rast se aplikuesi ushtron aktivitet tregtar

 

c)      Vetdeklarim për vlerën e bashkëfinancimit

d)     Autorizim për aplikimin, kur zhvilluesi është i ndryshëm nga pronari.

e)      Projekti i hartuar nga subjekte të licencuar për ndërhyrje në pasuri kulturore materiale dhe i shoqëruar me:

i.          Vendimi i KKTKM për miratimin e projektit;

ii.          Relacionin teknik të punimeve;

iii.          Preventivin me vlerë referuar kërkesës për financim dhe bashkëfinancimin (referuar vetdeklarimit), hartuar me çmime sipas manualeve të miratuara në përputhje me legjislacionin në fuqi.

iv.          Kalendarin (grafikun) e punimeve.

 

2.      Për rastet kur projekti nuk është i miratuar, aplikanti duhet të ndjekë procedurën që kërkohet në shërbimin e-leje “Aplikim për leje ndërhyrje në pasuritë kulturore materiale dhe Bonus Rijetësimi” si dhe të plotësojë dokumentacionin shtesë si më poshtë:

a)      Përshkrim i detajuar mbi aktivitetin/planbiznesi në lidhje me ndërhyrjen për rijetëzimit të pjesshëm ose të plotë në pasuritë e paluajtshme, në pronësi private që janë pjesë përbërëse e ansambleve historike urbane, qendrave historike, zonave arkeologjike, ose kanë status pasuri kulturore si objekte të veçanta jashtë këtyre zonave, që dëshmon qëndrueshmërinë ekonomike të investimit;

 

ii.          në rast aplikimi për restaurim/ rijetëzim të pjesshëm ose të plotë, çertifikatë pronësie, deklaratë noteriale për dakortësinë e bashkëpronarëve në rastet e bashkëpronësisë, autorizim në rast se aplikuesi është i ndryshëm nga pronari i ligjshëm, deklaratë noteriale për dakortësinë e pronarit/pronarëve shoqëruar me kontratën e qirasë me afat mbi 1 vit në rast se aplikuesi ushtron aktivitet tregtar

 

i.          Specifikimet teknike;

ii.          Relacionin teknik të punimeve;

iii.          Preventivin me vlerë referuar kërkesës për financim dhe bashkëfinancimin (referuar vetdeklarimit), hartuar me çmime sipas manualeve të miratuara në përputhje me legjislacionin në fuqi.

iv.          Kalendarin (grafikun) e punimeve.

 

Kur Aplikohet:

 

09.05 – 05.06, 2022

 

 

Aplikanti merr automatikisht 1 Numër unik për aplikimin e kryer

 {:}