Ministry of Economy, Culture and Innovation

 

Në mbështetje të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Ligjit 10352, datë 18.11.2010 “Për Artin dhe Kulturën”, i ndryshuar, Statutit dhe Rregullores së Brendshme të Institucionit, Cirku Kombëtar shpall:

Konkurimin për 4(katër) pozicione vakante, në profilin: Akrobat i dytë

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme, si vijon:

  1. a) Kandidatët duhet të jenë artistë solist me përvojë, aftësi, shprehi skenike dhe artistike.
  2. b) Të kenë aftësi praktike në elementet lëvizorë, në akrobacinë statike, akrobacinë dinamike, në përgatitjen e përgjithshme dhe speciale fizike.
  3. c) Preferohen studentë të dalë nga rradhët e Studios së Cirkut Kombëtar apo nga çdo studio apo shkollë cirku në Europë. Ky kriter nuk përjashton elementë të tjerë të talentuar që do të paraqiten për konkurim.
  4. d) Të mos kenë masë disiplinore për largim nga puna në fuqi.
  5. e) Preferohet të kenë trajnime apo kualifikime në fushën përkatëse.
  • Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit.

Kandidatët duhet të dorëzojnë fotokopje të dokumentacionit, si më poshtë:

  1. Jetëshkrim (CV)
  2. Fotokopje të dëftesës së Arsimit bazë ose të mesëm dhe listës së notave dhe/ose diplomë Bachelor dhe/ose Master (nëse ka) dhe listës së notave. Për dëftesat apo diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet edhe njehsimi nga Ministria e Arsimit;
  3. Fotokopje të librezës së punës (Të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  5. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  6. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
  7. Çertifikatë familjare;
  8. Referencë (Rekomandim) nga punëdhënës të mëparshëm / bashkëpunëtorë / mësues.
  9. Adresën e saktë te vendbanimit, e-mail dhe kontakt telefonik;
  10. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

–  Dokumentacioni i përcaktuar në pikat “g”, “h”, “i” dhe “j” duhet të jetë lëshuar  jo më parë se  3 muaj nga momenti i aplikimit.

 

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, duhet të bëhet brenda datës 13.06.2025nëpërmjet postës zyrtare, apo dorazi në Zyrën e Protokollit pranë zyrave të Cirkut Kombëtar, në adresën: Rr “Ded Gjo Luli”, Tiranë.

Çdo aplikant i cili, brenda afatit të përcaktuar, nuk dërgon të gjithë dokumentacionin e kërkuar,  apo paraqet dokumentacion jashtë afatit të vlefshmërisë humbet automatikisht, të drejtën e vijimit të fazës së mëtejshme të konkurimit.

AUDICIONI DO TË ZHVILLOHET NË DATË 16.06.2025, ORA 10.00, NË AMBIENTET E CIRKUT KOMBËTAR, NË ADRESËN: RR “DED GJO LULI”, TIRANË

  • PROGRAMI I AUDICIONIT

Kandidatët që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta do t’i nënshtrohen procedurave të

testimit praktik të njohurive, sipas programit të mëposhtëm;

LEVIZORE

  1. Sparkat me këmbën e majtë
  2. Sparkat me këmbën e djathtë
  3. Ballore
  4. Ura të thella për shpatulla
  5. Ura të thella duke kapur thembrat

STATIKE (1)

  1. Demostrim vertikal mbi dy duar, 30 sekonda
  2. Demostrim vertikal mbi një dorë, 10 sekonda
  3. Demostrim horizontal mbi dorën e majtë, 10 sekonda
  4. Demostrim horizontal mbi dorën e djathtë, 10 sekonda
  5. Demostrim vertikal me kokë, 10 sekonda

STATIKE (2)

  1. Demostrim vertikal me këmbë të hapura nga poshtë
  2. Demostrim vertikal me këmbë të mbyllura nga poshtë
  3. Demostrim vertikal me këmbë të hapura nga lart
  4. Demostrim vertikal me këmbë të mbyllura nga lart
  5. Pompë vertikal

DINAMIKE nga vendi (1)

  1. Vertikal kapërdimje përpara me palosje
  2. Kapërdimje mbrapa, vertikal me kamzhik
  3. Kip me kokë
  4. Kip me kokë, 3 rradhazi
  5. Kip me kokë me palosje

DINAMIKE nga vendi (2)

  1. Fletë anash, majtas dhe djathtas
  2. Fletë perpara
  3. Fletë mbrapa
  4. Flik-flak nga vëndi
  5. Salto mbrapa

DINAMIKE me vrull (1)

  1. Fletë perpara me vrrullë, me një këmbë
  2. Fletë perpara me vrrullë, me dy këmbë
  3. Fletë perpara me vrrullë, me ndërrim
  4. Fletë me një me dy këmbë
  5. Rrandat temp

DINAMIKE me vrull (2)

  1. Fletë anash pa duar me vrrull
  2. Fletë përpara pa duar me vrrull
  3. Salto përpara me vrrull
  4. Rrandat flik-flak
  5. Rrandat flik-flak, 2-3 rrjesht

DINAMIKE me vrull (3)

  1. Rrandat salto
  2. Rrandat flik-flak salto
  3. Rrandat vind
  4. Rrandat flik flak pa duar
  5. Salto përpara rrandat flik-flak

PERGATITJE FIZIKE

  1. Ushtrime për bark në shkallë suedeze, 5
  2. Ushtrime për shpinë në stol, 20 djemtë/10 femrat
  3. Pompa në tokë, 20 djemtë/10 femrat
  4. Ulje ngritje shalë – përkulje me kërcim shalë-përkulje mbi stol, 20 djemtë/10 femrat
  5. Ushtrime për bark në tokë, këmbë duar , 20 djemtë/10 femrat

(Vlerësimi për çdo grup ushtrimesh si më lart do të jetë nga 1-10. Pikët minimale për kualifikim në çdo grup ushtrimesh do të jenë 4)

PERFORMANCA ARTISTIKE

  1. Paraqitja e 2 numrave solistikë
  2. Numrat duhet të jenë në profile të ndryshme
  3. Çdo numër duhet të zgjasë nga 2-5 minuta
  4. Profilet e kërkuara; akrobaci, ekuilibër, ajër, zhonglerizëm, kllounatë

 

(Vlerësimi për çdo numër të performancës artistike do të jetë nga 1-50. Pikët minimale për kualifikim 10 pikë/numër)

Shënim

Minimumi i pikëve për kualifikim është 56 pikë.

  • VLERËSIMI I KANDIDATËVE

Vlerësimi i kandidatëve do të kryhet nga Komisioni i ngritur për këtë qëllim. Komisioni do të shqyrtojë dhe vlerësojë aplikimet dhe përgatitjen sipas kritereve të përcaktuara, programit dhe sistemit të pikëzimit të miratuar dhe të paraqitur në këtë shpallje.

  • SHPALLJA E REZULTATEVE

Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen për rezultatet nëpërmjet adresës së e-mail-it të paraqitur në dokumentacionin e aplikimit.