Ministry of Economy, Culture and Innovation

Kërkesat e përgjithshme për këtë pozicion pune janë në përputhje me Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, Urdhërin e Kryeministrit nr. 14 prot., datë 22.01.2014 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Institutit të Monumenteve të Kulturës “Gani Strazimiri” dhe Drejtorive Rajonale të Kulturës Kombëtare”, shpall konkursin për “specialist arkeolog”, 2 (dy) vende pune, kategoria e pagës IV – a.

Specialist arkeolog në Sektorin e Arkitekturës Antiko Mesjetare

Veprimtaria kryesore e Sektorit:
Sektori i arkitekturës antike dhe mesjetare ka për objekt të punës së tij të gjitha monumentet e periudhës antike dhe mesjetare në të gjithë territorin e Shqipërisë. Në gjinitë e monumenteve të sipërpërmendura përfshihen:
– Vendbanime antike;
– Fortifikime / Kala;
– Shpella;
– Tuma / Nekropol / Varreza antike, mesjetare / Tyrbe;
– Vepra inxhinierike (Ura / rrugë / Sisteme ujësjellësi / çisterna / sisteme kanalizimi / hamame /    çezma);
– Ndërtime kulti (Kisha / Xhami / Teqe).
Specialist Arkeolog në Sektorin e Qendrave Historike, Arkitektura e Traditës dhe Peisazhit  

Veprimtaria kryesore e Sektorit:
Sektori i qendrave historike, parqeve dhe muzeve ka për objekt të punës së tij monumentet e kulturës së periudhave të ndryshme kohore në të gjithë territorin e Shqipërisë në gjinitë:

– Banesa monument kulture i kategorisë së parë;
– Banesa monument kulture i kategorisë së dytë;
– Sheshe, pazare;
– Qendra historike, komplekse arkitektonik;
– Parqe arkeologjike;
– Muze (etnografik, historik, arkeologjik, etj.)

Konkurimi do të bazohet në njohuritë për specialitetin, Kushtetutën, Ligjin “Për Trashëgiminë Kulturore” nr.9048, datë 07.04.2003 i ndryshuar, Ligji nr.9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”, VKM nr.426, datë 13.07.2007 “Për miratimin e Kartës Shqiptare të Restaurimit”, aktet nënligjore në zbatimit të Ligjit për Trashëgiminë (vendimet e shpalljes së zonave Arkeologjike dhe Rregulloret e Administrimit të tyre).
Kandidati duhet të ketë njohuri të gjera të fushës, të metodave kërkimore që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike, aftësi për të integruar informacionin me politikat institucionale, aftësi për të identifikuar dhe qartësuar problematika që lidhen me punën e përditshme, për të dhënë mendime alternative të mbështetura në përvojën profesionale, aftësi për të vlerësuar opsione zgjidhjesh dhe për të parashikuar pasojat nga përzgjedhja e tyre.

Konkursi do të kalojë në këto faza:
– dorëzimi i dokumentacionit brenda 7 ditë kalendarike nga shpallja;
– verifikimi i kandidatëve që plotësojnë  kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta.

Pas 2 ditëve nga përfundimi i afatit të dorëzimit bëhet shpallja e listës së kandidatëve që kualifikohen për në fazën e dytë të cilët i nënshtrohen testimit me shkrim dhe me gojë.

– Kërkesa të përgjithshme që duhet të plotësojnë aplikantët :

1.    Të jenë shtetas shqiptar. Të kenë zotësi të plotë për të vepruar.
2.    Të përmbushin kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës.
3.    Të jenë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse.
4.    Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi.
5.    Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore “Largim nga detyra”, që nuk është shuar me vendim gjykate.

– Kërkesa të veçanta që duhet të plotësojnë aplikantët për pozicionin:

1.    Të ketë formim/edukim profesional të lartë në Histori.
2.    Të ketë titull “Master Shkencor” në Arkeologji apo një titull të barazvlefshëm me të, në fushat e mësipërme.
3.    Të provojë në mënyrë të dokumentuar sipas kërkesave të ligjit përvojën e punës të paktën 5 vjeçare në fushën e mbrojtjes së monumenteve të kulturës dhe restaurimit.
4.    Të provojë në mënyrë të dokumentuar specializime/trajnime në fushën e restaurimit të objekteve të trashëgimisë kulturore.
5.    Të ketë aftësi të mira komunikimi me institucionet dhe partnerët qëndrore dhe lokale, kombëtarë e ndërkombëtarë.
6.    Të punojë në kushtet e presionit të kohës dhe afateve kohore.
7.    Të ketë iniciativë dhe aftësi të mira analize dhe raportimi.
8.    Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe të ndonjë gjuhe tjetër të BE.

– Paraqitja e dokumenteve:

Pranimi i dokumentave do të bëhet deri në datën 24.07.2014.

Në datën 28.07.2014 , do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin, në faqen zyrtare të Ministrisë së Kulturës dhe në stendën e informimit të publikut në IMK.
Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 24.07.2014, në Sektorin e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, pranë IMK,  Adresa Rr. Aleksandër Moisiu nr.76 Godina e ish Kinostudios, këto dokumenta:

•    Kërkesë për aplikim dhe një letër motivimi
•    Curriculum Vitae
•    Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
•    Certifikatë personale me fotografi dhe përbërja familjare
•    Certifikata të kualifikimeve (nëse ka)
•    Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit
•    Fotokopje të librezës së punës
•    Dëshmi të gjuhëve të huaja

Konkurimi-testimi me shkrim do të bëhet në datën 29.07.2014, në mjediset e IMK, në orën 10-00.

Kandidatët do të vlerësohen nga një Komision Ad-Hoc, i ngritur pranë institucionit të IMK. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht:

intervista e strukturuar me gojë – 30 pikë dhe testimi me shkrim – 70 pikë.

Pas përfundimit të vlerësimit të testit me shkrim, kur kandidati merr 40 pikë e lart, ai i nënështrohet intervistës së strukturuar me gojë.
Lista e fituesve nga 70 pikë e lartë do të shpallet  në faqen zyrtare të Ministrisë së Kulturës dhe në stendën e informimit të publikut, në datën   _____.07.2014.
Ankesat nga kandidatët paraqiten në Protokollin e IMK, brenda 3 ditëve kalendarike nga shpallja e fituesve dhe ankuesi merr përgjigje brenda 3 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.{:}