Ministry of Economy, Culture and Innovation

SHPALLJE PËR KONKURIM PËR POZICION PUNE

 

Në zbatim të Ligjit 10352, datë 18.11.2010 “Për artin dhe kulturën”, i ndryshuar, si dhe kërkesave të procedurës së përcaktuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 07.03.2003 “Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose Ministrit”, Ministria e Kulturës shpall konkursin për pozicionin:

  • Drejtor në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” – Kategoria e pagës II-b

*Afati për dorëzimin e dokumentave pranë Zyrës së Protokollit,  në Ministrinë e Kulturës deri në datë 16. 12.2022.

Përshkrimi përgjithësues i punës për këtë pozicion:

           

Objektiva Artistikë

  1. Të ndërtojë një platformë nxitëse për nxitjen e ideve të reja dhe eksperimentale në teatër, pjesë e së cilës të jenë:
  • një strategji sa më gjithëpërfshirëse në gjuhën dhe mjetet shprehëse teatrale të koncepteve bashkëkohore në stile, gjini artistike dhe aplikimin e një gjeografie sa më të gjerë të diversitetit kulturor;
  • një projekt bindës për gjithëpërfshirjen e sa më shumë zërave të rinj në teatër, dhe formave të reja të performancës skenike.
  1. Të ndërmarrë shkëmbime ndërkombëtare, veçanërisht të zhvillojë ato ballkanike dhe evropiane.

 

Objektiva të Politikës Kulturore

  1. Të zhvillojë marrëdhënie të qëndrueshme me institucionet arsimore përmes projekteve që nxisin përfshirjen dhe krijimtarinë e të gjithë grupmoshave në përgjigje të politikës së Ministrisë “Edukim Përmes Kulturës”;
  2. Të krijojë lidhje me strukturat ekonomike dhe ato të biznesit publik e privat për të ndërgjegjësuar dhe tërhequr një publik të ri;
  3. Të dëshmojë kreativitet dhe të ndërmarrë nisma frymëdhënëse për të fituar audienca të reja;

 

Objektiva në Administrim

  1. Të sigurojë ligjshmëri dhe transparencë të kontratave individuale dhe procedurave të punësimit;
  2. Të ndërtojë një plan buxhetor financiar të qartë vjetor;
  3. Të bëjë të mundur rritjen e të ardhurave përmes burimeve të treta;
  4. Të ngrejë një sistem treguesish vlerësimi të punës së institucionit për të lehtësuar dialogun me Ministrinë e Kulturës prej nga varet;

 

  1. Kushtet për konkurim dhe kriteret e veçanta:

1.1 Kandidati duhet të plotësojë kushtet për konkurim si vijon:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  4. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën;
  5. Të përmbushë kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale;
  6. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
  7. Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga puna për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore;

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  1. Të ketë mbaruar arsimin e lartë në degët e artit, menaxhimit të artit kulturor;
  2. Të ketë të paktën 3 vite përvojë pune në profesion dhe/apo përvojë të konsiderueshme në drejtim, menaxhim dhe krijimtari në fushën e artit skenik, si dhe në drejtimin e projekteve kulturore;
  3. Të njohë problemet aktuale dhe sfidat e teatrit shqiptar me qëllim reformimin e tij përkrah modeleve më të mira bashkëkohore;
  4. Të ketë përvojë në ndërtimin dhe mbajtjen e marrëdhënieve me donatorë dhe grupe të tjera interesi, si dhe në ngritjen e fondeve prej burimeve të ndryshme – si të sektorit publik ashtu dhe privat dhe t’i dëshmojë ato;
  5. Të ketë aftësi të dallueshme komunikimi në ruajtje dhe zhvillim të kontakteve brenda dhe jashtë institucionit si dhe me partnerët vendorë e ndërkombëtarë;
  6. Të ketë përvojë me teatrin e të rinjve dhe në programet e edukimit përmes kulturës;
  7. Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze, gjuhë të tjera të huaja përbëjnë avantazh.

 

  • Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

 

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Jetëshkrim (CV);
  2. Fotokopje të diplomës dhe të listës së notave të noterizuara;
  3. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  5. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  6. Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
  7. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive, rekomandime apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin e kandidatit.
  8. Platformë për administrimin e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

 

Paraqitja e dokumenteve:

Kandidati duhet të paraqesë dokumentet brenda datës 16. 12.2022.

*Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e konkurimit, do të informohen nëpërmjet postës elektronike, për fazat e mëtejshme të kësaj procedure, konkretisht:

  1. Për rezultatin e verifikimit paraprak të përmbushjes të kritereve (sipas dukementeve të dosjes së aplikimit);
  2. Datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet intervista e strukturuar me gojë;

 

 {:}