Ministry of Economy, Culture and Innovation

[metaslider id=7863]

Më 12 mars u hap në Laipzig Panairi i librit 2014, me pjesëmarrjen e autorëve, përkthyesve, rrjeteve letrare, botuesve dhe shypit kritik letrar.

Me ftesë të veçantë të drejtorit të Panairit, Oliver Zille, Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ishte e pranishme në ceremoninë e hapjes që u mbajt që në Gewandhaus  dhe ku u prit nga Kryebashkiaku i Laipzigut, Burkhard Jung dhe nga Kryeministri i landit të Saksonisë, Stanislaw Tillich.

Në ceremoninë e hapjes u shpall fituesi i çmimit “European Understanding”, shkrimtari dhe publicisti indian Pankaj Mishra.

Ministrja Kumbaro zhvilloi gjithashtu një takim dypalësh me Këshilltarin Federal të Konfederatës Zviceriane, Alain Berset, për mundësitë e bashkëpunimit kulturor midis Shqipërisë dhe Zvicrës.

 

Në këtë panair të rëndësishëm ku marrin pjesë shumica e vendeve të Ballkanit, Shqipëria është e pranishme me stendën e saj dhe tre autorë të mirënjohur: Besnik Mustafaj, Mateo Mandala dhe Fatos Baxhaku.

I ftuar në këtë panair nga S.Fischer Stiftung është edhe shkrimtari e publicisti, Arian Leka.

 

Ministrja Kumbaro zhvilloi një takim të suksesshëm pune me drejtorin e panairit, zotin Zille, për bashkëpunime të reja dhe aktive në shërbim të përhapjes së letrave shqipe, fuqizimit të imazhit të Shqipërisë përtej kufijve dhe organizimin e aktiveteve ndërkombtare. Zoti Zille u shpreh i gatshëm të bashkëpunojë me Ministrinë e Kulturës për zgjerimin e audiencave të librit jo vetëm si produkt por si vlerë dhe mjet edukimi për lexuesit e rinj.{:}