Ministry of Economy, Culture and Innovation

Shqipëria në VivaTech Paris 2025, si një vend real mundësish për investitorët ndërkombëtarë, me një profil gjithnjë e më të spikatur si destinacion për investime të zgjuara dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Përmes AIDA, që shërben si urë lidhëse mes bizneseve dhe një tregu në rritje, prezantohemi me një mesazh të qartë: jemi të hapur për ide, partneritete dhe investime të reja.

TEDA Tirana dhe Durana Tech Park janë dy nga pikat kyçe të këtij prezantimi:

TEDA Tirana – një zonë e lirë ekonomike me akses në energji të pastër dhe kushte të favorshme për prodhim, teknologji dhe logjistikë.

Durana Tech Park – një park i ri i inovacionit dhe shkencës, që po ndërton një ekosistem të integruar me startup-e, kompani teknologjike dhe qendra kërkimore, duke e pozicionuar Shqipërinë si një nyje rajonale të zhvillimit teknologjik.

Me mbështetjen aktive të qeverisë dhe energjinë e një brezi të ri vizionarësh, Shqipëria po kthehet në epiqendrën e inovacionit dhe transformimit ekonomik në Evropën Juglindore.

Na gjeni LIVE në VivaTech – Paris, deri më 14 Qershor, Salla 2 / Korridori V / Stenda N05.

Ejani, njihuni me vizionin tonë dhe bëhuni pjesë e së ardhmes që po ndërtojmë!