Ministry of Economy, Culture and Innovation

Konfirmojmë edhe më tej pozicionimin e Shqipërisë si një vend në ngritje në hartën europiane të teknologjisë dhe inovacionit.

Dhjetëra takime intensive dhe të frytshme me kompani të teknologjisë, investitorë strategjikë dhe aktorë të ekosistemit europian të inovacionit. Shqipëria po tregon se është më shumë se një destinacion – është një mundësi reale bashkëpunimi.

Projektet si TEDA Tirana dhe Durana Tech Park kanë ngjallur interes të veçantë, duke ofruar një kombinim unik të lehtësive fiskale, energjisë së pastër dhe potencialit njerëzor të kualifikuar – në një vend që ofron stabilitet, akses në tregjet rajonale dhe një klimë pro-biznes.

Takimet me sipërmarrje europiane, kompani lider në AI, greentech dhe communication, po hapin rrugën për bashkëpunime konkrete, që do të sjellin njohuri, kapital dhe teknologji të re në Shqipëri.

Na gjeni deri më 14 Qershor – Salla 2 / Korridori V / Stenda N05.

Ejani të flasim për mundësi reale dhe partneritete me ndikim të qëndrueshëm!