Ministry of Economy, Culture and Innovation

[metaslider id=5328]

Europa Krijuese Info

Nen-Programi Kultura

Nen-Programi MEDIA

“Marrëveshja dhe kontributi financiar në programin “Evropa Krijuese” për Nënprogramin “Media” tregon edhe njëherë vëmendjen e qeverisë shqiptare ndaj prodhimit kinematografik. Ky kontribut fianciar i hap udhën filmit shqiptar në arenën ndërkombëtare.  Falë këtij programi mund të themi se jemi në skenën evropiane, ku konkurrojmë me cilësinë e projekteve. Ky është vizioni ynë për të ardhmen e kinematografisë dhe jo vetëm, por të gjithë medias audiovizuale, kjo është politika e Ministrisë së Kulturës, për të konsoliduar prodhimet kinematografike jashtë kufijve”- u shpreh Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro në konferencën për shtyp, organizuar me rastin e pjesëmarrjes së Shqipërisë në NënProgramin Media/ Evropa Krijuese.

Në Qershor të viti 2014, Shqipëria (Ministria e Kulturës) nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me Komisionin Evropian për pjesëmarrjen në Programin “Evropa Krijuese 2014 – 2020” dhe Shqipëria ishte përfituese vetëm e NënProgramit “Kultura”. Gjatë vitit 2014, për këtë Nënprogram Shqipëria ka arritur të përthithë në formë grantesh 104.000 Euro.

Në Tetor 2014, shërbimet e Komisionit Evropian informuan që Shqipëria mund të përfitojë edhe nga Nën-programi “Media” meqënëse ka përafruar direktivat në fushën audiovizuale.

 

Përfituesit potencialë të Nënprogramit Media në Shqipëri:

–        QKK/ Qendra Kombëtare e Kinematografisë;

–        Çdo lloj enti tjetër publik apo privat i cili operon në fushën e bashkëfinancimeve të prodhime kinematografike të tilla. Në rastin shqiptar përfitues të tjerë do të mund të ishin sipas legjislacionit në fuqi: RTSH si dhe çdo TV me licensë kombëtare, platformat digitale Tring dhe Digitalb;

–        Shtëpitë kinematografike shqiptare;

–        Kinematë apo rrjetet e kinemave publike dhe private në Shqipëri;

–        Festivalet e filmave në Shqipëri;

–        Shtëpitë kinematografike apo entitete të konsideruara të tilla sipas legjislacionit të kinematografisë dhe AMA`s mund të marrin pjesë në fushën e prodhimeve të video lojërave;

–        Në fushën e zhvillimit  të audiencës, mund të marrin pjesë përveç të gjitha entiteteve të përmendura më lartë, edhe zyrat apo këshillat e kultrës në nivel qëndror dhe vendor të cilat kanë prioritet të tyre zhvillimin e jetës artisitke dhe rekreative në territoret e tyre.

 

Drejtori i QKK, Ilir Butka u shpreh se nga sot  “ Hapim një rrugë të re për produksionin kinematografik . Ky program bën të mundur  të jemi pjesë e rrjetit evropian të programit dhe duhet thënë se nënshkrimi i marrëveshjes me Apulia Film Commision na bën të jemi sot në një marrëdhënie të ngushtë bashkëpunimi , si në thithje projektesh, por edhe në programe formimi ,  asistencë teknike, etj. Ky program është vetëm njëri nga mekanizmat që na çon drejt propozimeve të sakta në Evropë dhe në shfrytëzimin maksimal të potencialit krijues kinematografik në vend.   Prezenca e filmit “Bota”, e regjisorëve Iris Elezi dhe Thomas Logoreci, një vit më parë në festivalin Karlovy Vary,  tregoi edhe njëherë se mbështetja financiare e QKK-Shqipëri  dhe Kosovë nuk ishte e rastësishme. Sot, pas një viti, në të njëjtin festival nis udhën e tij me premierën botërore filmi “Krom”, i regjisorit, Bujar Alimani. Dy shembuj që na  konfirmojnë politikën frytdhënëse të bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë”.

Ministria e Kulturës ka krijuar strukturën Creative Europe Desk – Albania, (Culture Desk) që promovon programin në nivel kombëtar si dhe për Nën-Programin Media (Media Desk) e cila do të ndihmojë krijuesit në lidhje me proçesin e aplikimit dhe gjetjes së partnerëve të nevojshëm dhe do të stimulojë bashkëpunimin ndërkufitar midis profesionistëve, platformave institucionale dhe rrjeteve në sektorët kulturorë dhe industrinë audio vizuale.

 

Përfituesit potencialë të Nënprogramit Media në Shqipëri:

–        QKK/ Qendra Kombëtare e Kinematografisë;

–        Çdo lloj enti tjetër publik apo privat i cili operon në fushën e bashkëfinancimeve të prodhime kinematografike të tilla. Në rastin shqiptar përfitues të tjerë do të mund të ishin sipas legjislacionit në fuqi: RTSH si dhe çdo TV me licensë kombëtare, platformat digitale Tring dhe Digitalb;

–        Shtëpitë kinematografike shqiptare;

–        Kinematë apo rrjetet e kinemave publike dhe private në Shqipëri;

–        Festivalet e filmave në Shqipëri;

–        Shtëpitë kinematografike apo entitete të konsideruara të tilla sipas legjislacionit të kinematografisë dhe AMA`s mund të marrin pjesë në fushën e prodhimeve të video lojërave;

–        Në fushën e zhvillimit  të audiencës, mund të marrin pjesë përveç të gjitha entiteteve të përmendura më lartë, edhe zyrat apo këshillat e kultrës në nivel qëndror dhe vendor të cilat kanë prioritet të tyre zhvillimin e jetës artisitke dhe rekreative në territoret e tyre.{:}