Ministry of Economy, Culture and Innovation

Shqipëria Turistike 2030 – Në fund të pikut të sezonit veror, teksa turistët vijojnë të shijojnë qytetet dhe rivierën tonë, vendosim piketat rrugëtimit të mëtejshëm drejt Shqipërisë kampione e turizmit në rajon, duke reflektuar mësimet e reja të këtij sezoni

Së bashku me Kryeministrin Edi Rama dhe kolegë të tjerë, Ministri Blendi Gonxhja, në eventin përmbyllës të sezonit turistik, ku ndamë jo vetëm bilancin e një vere të jashtëzakonshme, por edhe vizionin për të ardhmen që po ndërtojmë për kulturën, trashëgiminë dhe zhvillimin ekonomik të këtij sektori.

  • +1 milion vizitorë në site kulturore deri në gusht (+58% nga 2023)
  • +84% rritje të ardhurash nga trashëgimia
  • +309% më shumë projekte restaurimi
  • +363% më shumë investime direkte në monumente
  • 3,500 evente kulturore gjatë vitit, +52% krahasuar me vitin e kaluar
  • 8,000 vende pune të shpallura në www.puna.gov.al
  • 275 projekte fituese nga Granti i Kulturës 2025, me pjesëmarrje të madhe të të rinjve
  • 10 shkolla në sistemin dual profesional, me mbi 80% punësim të garantuar në Hoteleri-Turizëm

Kultura, trashëgimia dhe turizmi janë sot bashkë një motor zhvillimi që po e çon Shqipërinë drejt një të ardhmeje europiane, kreative dhe të qëndrueshme.