Ministry of Economy, Culture and Innovation

Nisi dje projekti “Shqipëria uron, Shqipëria dhuron”. Ky projekt ka si synim të ndajë gëzimin e festave me ata që këto festa i gjejnë në vështirësi dhe në pamundësi.
Në qendër të këtij projekti janë urimet për festat e fundvitit. Mjafton të dërgohet një sms me urimin përkatës dhe mesazhi do të shfaqet me shkronja drite në fasadën e selisë së qeverisë.
Fondi që do të mblidhet nga sms-të e dërguara në numrin 067 40 67 677 do të përdoret për bamirësi.{:}