Ministry of Economy, Culture and Innovation

Programi për mbrojtjen e veçantë, për gratë e papuna me tre apo më shumë fëmijë të mitur, për të cilat shteti mbulon kontributet e sigurimeve shoqërore u vlerësua me çmimin “Certifikatë e Meritës me Përmendje të Veçantë” nga Komisioni Teknik i ISSA-s dhe Juria e pavarur ndërkombëtare e Konkursit “ISSA Good Practice Award Europe 2024”.
Instituti i Sigurimeve Shoqërore që po merr pjesë në këtë aktivitet u vlerësua gjithashtu edhe me “Certifikata Merite” për 3 praktika:
– Digjitalizim i arkivës së sigurimeve shoqërore;
– Përmirësimi i përfitimeve të sigurimeve shoqërore nëpërmjet raporteve elektronike mjekësore
(e-Raporte);
– si edhe për të gjitha shërbimet e tjera të ofruara online.