Ministry of Economy, Culture and Innovation

Këshilli Bashkiak i Gjirokastrës miratoi kthimin në muze të shtëpisë së lindjes së shkrimtarit të shquar Ismail Kadare. Shtëpia është gati në përfundim të restaurimit të saj të plotë pas djegies nga një zjarr aksidental në vitit 1999. Autoritetet synojnë që shtëpia të hapet si muze më 28 janar të vitit të ardhshëm, datë që përkon me tetëdhjetëvjetorin e lindjes së Ismail Kadaresë.

Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Gjirokastrës do të administrojnë vlerat karakteristike dhe muzeale të shtëpisë , e cila pritet të vizitohen nga mijëra turistë vendas dhe të huaj. Ismail Kadare është shkrimtari më i njohur shqiptar i përkthyer sot në botë në rreth 50 gjuhë. Ai është nominuar disa herë për çmimin NOBEL të Letërsisë. Në vitin 1994 vetë Ismail Kadare e vuri shtëpinë e tij të lindjes në Gjirokastër në shërbim të qytetit përmes një letre publike drejtuar Kryetarit të atëhershëm të Bashkisë Bashkim Fino{:}