Ministry of Economy, Culture and Innovation

NJOFTIM PËR KONKURIM PËR VEND PUNE

Në zbatim të nenit 199, të Ligjit 27/2018 “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, të kërkesave
dhe procedurës së përcaktuar për konkurim sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 173,
datë 07.03.2003 “Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve,
në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose Ministrit” si dhe të Vendimit nr. 7 datë
13.10.2023 të Këshillit Kombëtar të Muzeve, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit,
shpall konkursin për pozicionin:

Drejtor i Muzeut Kombëtar të Pavarësisë, kategoria e pagës II-1

Përshkrim i përgjithshëm i punës:

  1. a) Përçimi i historisë së vendit, i cili ka një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e identitetit
    kombëtar, zhvillimin e rolit edukativ dhe në përcjelljen e këtij imazhi te vizitorët; studimi,
    kërkimi, konceptimi, projektimi, mbikëqyrja, konservimi, restaurimi, promovimi, publikimi,
    konsulenca dhe bashkëpunimi me subjekte publike e private, shqiptare apo të huaja, në fushën e temaikës
  2. b) Nxitja e dialogut midis qytetarëve për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen shqiptare. Për
    këtë qëllim, ai përfton, ruan e studion provat materiale dhe jomateriale të trashëgimisë
    historike e kulturore të Shqipërisë, të cilat i komunikon dhe i paraqet në një mjedis që nxit edukimin dhe argëtimin
  3. c) Ekspozimi i fondit të MKP-së, zhvillimi i aktiviteteve ekspozuese dhe hapja e ekspozitave të
    përkohshme.
    d) MKP-ja mund të krijojë shoqatën e miqve të muzeut, e cila ka për qëllim dhënien e një
    kontributi moral e financiar në zhvillimin e veprimtarive dhe të projekteve të edukimit
    nëpërmjet artit të ndërmarra nga institucioni, si dhe çdo lloj projekti tjetër. Marrëdhënia e
    anëtarëve me institucionin parashikohet në aktet e themelimit dhe vendimet e shoqatës.

Objektiva në Administrim
a) Të sigurojë ligjshmëri dhe transparencë të kontratave individuale dhe procedurave të
punësimit;
b) Të ndërtojë një plan buxhetor financiar të qartë vjetor;
c) Të bëjë të mundur rritjen e të ardhurave përmes burimeve të treta;
d) Të ngrejë një sistem treguesish vlerësimi të punës së institucionit për të lehtësuar dialogun
me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
e) Është përgjegjës për përcaktimin e objektivave dhe detyrave të veçanta të stafit;
f) Mbikëqyr veprimtarinë e tyre dhe garanton koordinim dhe bashkëpunim me njësitë e tjera
organizative;
g) Siguron zbatimin e vendimeve lidhur me politikat duke ndjekur rregullisht procesin dhe
duke marrë masa për zgjidhjen e problemeve;
h) Siguron përdorimin efiçent të burimeve materiale, njerëzore dhe financiare të nevojshme për
realizimin dhe arritjen e objektivave;
i) Zgjidh probleme të ndryshme dhe komplekse, që ndikojnë në realizimin e objektivave
institucionalë;
j) Vendimmarrja është strategjike, konstante, komplekse në përputhje me kuadrin ligjor;
k) Siguron organizimin e tillë të punës që mundëson vazhdimësinë e shërbimit;
l) Koordinon dhe harton plane zhvillimi në përputhje me strategjinë afatshkurtër dhe afatgjatë
të institucionit;
m) Organizon së bashku me specialistët e muzeut veprimari me karakter kulturor dhe edukativ
për publikun e gjerë;
n) Nxit bashkëpunimin me institucione shkencore vendase dhe të huaja;
o) Përcakton numrin, vendin, llojin dhe veprimtaritë turistike, kulturore dhe argëtuese në
territorin e Muzeut në bazë të një plani të caktuar duke koordinuar me Ministrinë e
Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, agjensi turistike, shoqata dhe organizma të tjera të
interesuara si dhe me pushtetin lokal.

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e konkurimit publik:
a) Të jetë shtetas shqiptar;
a) Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
b) Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
c) Të jetë në kushte shëndetësore që e lejon të kryejë detyrën përkatëse;
d) Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo
për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
e) Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga puna për shkak të një shkeljeje
të rëndë disiplinore;
f) Të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe të zotërojë aftësitë e
nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës;

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme sa vijon:
a) Të ketë arsim universitar të nivelit “Master Shkencor”, në fushën e shkencave
shoqërore/filologjike, menaxhimit, ekonomike apo dhe inxhinierike;
b) Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune në drejtim dhe eksperiencë në fushën e trashëgimisë
kulturore, të vërtetuar me dokument;
c) Të njohë problemet aktuale dhe sfidat e muzeologjisë me qëllim reformimin e tij përkrah
modeleve më të mira bashkëkohore;
d) Të ketë përvojë në ndërtimin dhe mbajtjen e marrëdhënieve me donatorë dhe grupe të
tjera interesi.
e) Të ketë aftësi të dallueshme komunikimi në ruajtje dhe zhvillim të kontakteve brenda dhe
jashtë institucionit, si dhe me partnerët vendorë e ndërkombëtarë;
f) Të ketë përvojë në programe të Edukimit Përmes Kulturës, ose programe të ngjashme
brenda ose jashtë vendit;
g) Të njoh legjislacionin kombëtar, europian dhe atë ndërkombëtar në fushën e
muzeologjisë dhe të trashëgimisë kulturore.
h) Të ketë njohuri të gjuhës angleze. Zotërimi i një gjuhe të dytë të BE-së përbën avantazh.
Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a) Jetëshkrimi CV;
b) Fotokopje të diplomës dhe të listës së notave të noterizuara;
c) Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d) Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e) Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f) Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
g) Dokument që vërteton njohuritë e gjuhës angleze.
h) Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet
pozitive, rekomandime apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin e kandidatit.

Kandidati duhet të dorëzojë një platformë për administrimin e veprimtarisë së Muzeut
Kombëtar të Pavarësisë, promovimin dhe adresimin e sfidave aktuale në fushën e muzeologjisë.

Paraqitja e dokumenteve:

Kandidati duhet të paraqesë dokumentet deri më datë 31.07.2024 pranë Zyrës së
Protokollit, në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

*Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e konkurrimit, do të informohen nëpërmjet postës elektronike, për fazat e mëtejshme të kësaj procedure, konkretisht:

  1. Për rezultatin e verifikimit paraprak të përmbushjes të kritereve (sipas dukementeve të dosjes së aplikimit);
  2. Datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet intervista e strukturuar me gojë;