Ministry of Economy, Culture and Innovation

Shënim: Konkursi Mbarëkombëtar i Krijimtarisë Muzikore në gjinitë: Opera, Balet dhe Muzikal.

Ministria e Kulturës njofton se për arsye të specifikës së vecantë, asaj të krijimit të veprave muzikore bashkëkohore në gjini të mëdha skenike, si Opera, Balet dhe Muzikal, si dhe përmbushjes së kritereve të cilat duhet shoqërojnë veprën muzikore për një aplikim të suksesshëm, afati i pranimit përfundimtar për Konkursin Mbarëkombëtar të Krijimtarisë Muzikore, do të jetë data 31 tetor 2018.

 

Ministria e Kulturës e  Republikës së Shqipërisë,  në kuadër të vitit 2018, shpallur nga qeveria shqiptare “Viti mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Operas,  Baletit dhe Ansamblit Popullor , me përparësi për të aftësuar kapacitetet  krijuese  për artistë me ide inovative që i duan sfidat, shpall  organizimin e Konkursit Mbarëkombëtar të Krijimtarisë Muzikore në gjinitë:  Opera, Balet dhe Muzikal.

Ky konkurs synon të  zhvillojë  krijmtarinë muzikore dhe të nxjerrë në pah talentin, artin dhe frymëzimin e artistëve në këto  gjini dhe kërkon të inkurajojë artistët në këto gjini të muzikës skenike, duke promovuar kreativitetin, afirmimin dhe dialogun në botën emocionuese të Muzikës, në një konkurs mbarëkombëtar.

Mirëpresim aplikime nga krijues shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, veprat e të cilëve do të interpretohen në format koncertal brenda muajit dhjetor 2018.

Produksionet e plota të vlerësuara   fituese do të përfshihen në kalendarin artistik të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Data të rëndësishme

 

11 Prill 2018: Hapja e Thirrjes Publike;

11 tetor 2018: Afati i dorëzimit të veprës;

31 tetor 2018: Vlerësimi dhe seleksionimi i veprave nga juria;

10 dhjetor 2018: Pjesë nga veprat premierë të kualifikuara për eventin final koncertal për

publikun dhe dhënia e çmimeve nga Juria;

Viti 2019-2020: Realizimi i plotë skenik i veprave fituese të vlerësuara me çmim.

Bashkëlidhur gjeni dokumentat e aplikimit

Deklarata e të drejtës së autorit

 Kriteret per Konkursin e Krijimtarise Muzikore 2018{:}