Ministry of Economy, Culture and Innovation

Dokumentari kushtuar Orkestrës Simfonike të Radio Televizionit Shqiptar, “Simfonia 57”, me regji të Zhejniva Garo u shfaq në “kinemanë” verore, tek sheshi “Skënderbej”. Në kuadrin e Muajit të Muzikës, Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Tiranës mundësuan shfaqjen e këtij dokumentari, në hapësirën e blertë pas monumentit të Heroit Kombëtar. Ky dokumentar i dedikohet Orkestrës Simfonike e RTSH-së, themeluar në 16 maj të vitit 1962, si formacioni orkestral më i madh i kohës. Orkestrantët ishin kryesisht muzikantë të rinj, që studiuan në vend, si dhe nga profesionistë të specializuar në Pragë, Moskë, Laipcig etj. Kjo orkestër ekzekutoi dhe regjistroi veprat e kompozitorëve shqiptarë  Zadeja, Harapi, Daija, Grimçi, Çangu, Lara, etj, për të vijuar me brezat më të rinj si Gaqi, Dizdari, Kushta, Lara, Peçi, etj. Gjithashtu u realizuan produksionet muzikore për shumicën e filmave shqiptarë.{:}