Ministry of Economy, Culture and Innovation

Në 6-mujorin e parë të vitit, sitet tona kulturore kanë mirëpritur plot 499,668 vizitorë nga vendi dhe e gjithë bota, për t’u njohur nga afër me trashëgiminë tonë të larmishme kulturore. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë konstatohet një rritje prej 52%.

Vetëm gjatë muajit qershor, numri i vizitorëve arriti në 148,896, ose +34% krahasuar me të njëjtin muaj 2023; me 152,500,430 lekë të ardhura, ose e përkthyer në 55% më shumë se në 6-mujorin e parë të 2023.
Këta vizitorë janë ambasadorët tanë nëpër botë, të cilët duke shpërndarë historinë dhe kulturën tonë të pasur, sjellin premisa për akoma më shumë vizitorë.