Ministry of Economy, Culture and Innovation

Creative Europe realizoi mbledhjen e komitetit drejtues në Bruksel, ku u diskutuan ide të reja dhe strategji inovatore për të mbështetur artistët dhe kulturën në Europë. Në këtë takim është përfshirë edhe Shqipërinë në aprovimin e programit për vitet 2025-2027.
Creative Europe është programi kryesor i Komisionit Europian për të mbështetur sektorët e kulturës dhe audiovizualit. Programi 2021-2027 ka një buxhet prej €2.44 miliardë, krahasuar me €1.47 miliardë të programit të mëparshëm (2014-2020). Objektivat kryesore të programit në vijim janë: Ruajtja, zhvillimi dhe promovimi i diversitetit dhe trashëgimisë kulturore dhe gjuhësore evropiane; rritja e konkurrencës dhe potencialit ekonomik të sektorëve kulturorë dhe industrisë krijuese, veçanërisht sektorit audiovizual.
Risi të programit do të kontribuojnë në rimëkëmbjen e këtyre sektorëve, duke forcuar përpjekjet e tyre për t’u bërë më gjithëpërfshirës, më digjital dhe më të qëndrueshëm ndaj mjedisit. Ky program është i ndarë në 3 drejtime: kulturor, media audio vizuale dhe bashkëpunimi ndër sektorial.