Ministry of Economy, Culture and Innovation

[metaslider id=8595]

Ministrja e Kulturës së Republikës së Shqipërisë, zj Mirela Kumbaro Furxhi, priti dje, më 21 Nëntor 2013, në Ministrinë e Kulturës, Ministrin e  Kulturës, Rinisë dhe Sportit , z. Memli Krasniqi .

 

Z. Krasniqi dhe stafi i tij  i ngushtë  vizituan  Tiranën pas ftesës së bërë nga Ministrja Kumbaro Furxhi,  për një takim dy palësh, në vijim të diskutimeve paraprake dhe ne shprehje të vullnetit dëshireplotë tashmë, për një bashkëpunim konkret dhe disaplanësh në fushën e kuturës dhe trashëgimisë kombëtare.

 

Shkëmbim   idesh  , përvoje dhe vleresime reciproke   u konkretizuan në takime edhe më të ngushta mes perfaqesuesve te stafit te te dy ministrive, kryesisht në fushën e legjislacionit por edhe mbi artin , kulturën,  trashëgiminë dhe problematikën që i shoqëron.

 

Ministrja Kumbaro Furxhi, pasi falenderoi homologun e saj për vizitën ka shprehur vlerësim  për punën e deritanishme të Ministrisë së Kulturës së Kosovës, me objektiva të qarta dhe të përcaktuara për ruajtjen dhe afirmimin e identitetit  kombëtar dhe kulturor. Ajo u shpreh se marrëdhëniet mes dy ministrive duhet “Të shënojnë një epokë të re të bashkëpunimit kulturor, të përkthyera në aksione konkrete. Ajo për të cilën duhet të punojmë është krijimi i një strategjie të përbashkët kulturore”.

Ministri Krasniqi u shpreh se “Bashkëpunimet kulturore kanë qenë të mira, si në rastet e shkëmbimeve të aktiviteteve në muaj të përbashkët kulturorë, apo dhe në bashkëpunime individuale artistësh, por vlen të theksohet se kanë mbetur në bashkëpunime të fragmentarizuara të qëllimit. Ajo për të cilën duhet të punojmë është krijimi i një kornize bashkëpunimi, që do t’i vlejë artit, kulturës dhe vlerave tona të përbashkëta. Unë besoj fort se kushtrimi ynë është i përbashkët, po ashtu edhe sfidat tona janë të përbashkëta”.

Temat kryesore të diskutimit ishin:

1.Hartimi i një kalendari të përbashkët kulturor, jo në një muaj, në një javë, por gjatë gjithë vitit, mes institucioneve të kulturës të dy vendeve tona në fushën e teatrit, operas, baletit, librit, etj.

2.Hartimi i një platforme për trashëgiminë kulturore, me qëllimin e ndërtimit të nismave  të përbashkëta bashkëpunimi për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.

3. Harmonizimi i legjislacionit në fushën e artit dhe kulturës, në kuadër të BE-së dhe përvojës së dy vendeve. Qëllimi I këtij harmonizimi bëhet me synimin e shmangies së barrierave ligjore për një qarkullim të lirshëm të artistëve, artit dhe kulturës së përbashkët.

Në takim u theksua domosdoshmëria e punës së dy ministrive deri në takimin e madh të përbashkët në muajin janar 2014, ku këto propozime dhe ide të përkthehen në plane dhe veprimtari konkrete.

Bashkëpunimi rajonal në fushën e kulturës është një nga prioritetet e Ministrisë së Kulturës, por edhe e vetë qeverisë së re të Shqipërisë. Të dy ministrat ishin të gatshëm të bashkëpunojnë për krijimin e një hapësire kulturore mbarëshqiptare, e mbështetur institucionalisht, ku hapësirat kulturore të trajtohen me disa qendra, por të unifikuara.

Ministri Krasniqi dhe Ministrja Kumbaro Furxhi ishin të mendimit se : “Ka ardhur koha të veprojmë me kalendare të qartë, strategji kulturore të përcaktuara, legjislacion të përafruar, duke shmangur njëherë e mirë spontanitetin dhe duke punuar që qarkullimi i veprave artistike dhe vlerave kulturore të fitojë lirshmërinë e munguar deri më sot”.

Në përfundim të takimit Ministrja Kumbaro Furxhi i dhuroi homologut të saj veprën e botuar të prof. Eqerem Çabej “Meshari” i Buzukut, studim kritik i cili pa dritën e botimit pas 45 vitesh.

Ministri Krasniqi i dhuroi Ministres Kumbaro Furxhi instrumentin më të hershëm muzikor të Kosovës-okarinën, punuar nga mjeshtri Shaqir Hoti, i cilësuar edhe okarina e artë e melodisë popullore, legjenda e gjallë e fyellit, kavallit, bishtnicave.

Në delegacionin e Ministrit Krasniqi morën pjesë në takim:

1. Shasivar Haxhijaj, Keshilltar i Larte Politik

2. Jehona Shyti, Keshilltare Politike

3. Burim Maraj, Keshilltar Politik

4. Shkëmb Manaj, Drejtor i Departamentit Ligjor

Nga  stafi   Ministres Kumbaro morën pjesë në takim:

  1. Zef Çuni-zëv.ministër i Kulturës
  2. Dorian Koçi, shef i kabinetit
  3. Brikena Krasta, këshilltare për art, kulturë
  4. Nazim Rashidi, këshilltar për rajonin
  5. Elira Kokona, Sekretare e Përgjithshme
  6. Milena Selimi, këshilltare për media dhe komunikimin
  7. Ledia Miraka, këshilltare për legjislacionin
  8. Risena Xhaja, Drejtore e Zyrës Juridike

{:}