Ministry of Economy, Culture and Innovation

Në kuadër të pjesëmarrjes së Shqipërisë në Programin e Bashkimit Evropian “Evropa Krijuese” dhe thirrjes për projekt propozime në fushën e “Përkthimeve Letrare” me afat aplikimi datën 27 Prill 2016, Ministria e Kulturës ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në një takim informues dhe konsultues.

Prioritetet e kësaj thirrje janë:

• Promovimi i përkthimit të letërsisë evropiane;

• Inkurajimi i përkthimeve nga gjuhet më pak të përdorura në gjuhën angleze, gjermane, franceze dhe spanjolle;

• Inkurajimi i përkthimeve të zhanreve më pak të përfaqësuara si vepra letrare për publikun e ri (fëmijë, adoleshente dhe të rinj); novela grafike; poezi, libra vizatimore; histori të shkurtra;

• Inkurajimi i përdorimit të teknologjive dixhitale për shpërndarjen dhe promovimin e veprave letrare;

• Inkurajimi i përkthimeve dhe promovimi i veprave që kanë fituar Çmimin Europian të Letërsisë;

• Forcimi i profilit të përkthyesve.

 

Aplikuesit potencialë mund të jenë botues ose shtëpi botuese, të cilat kanë të paktën një aktivitet dyvjeçar deri në datën e aplikimit. Individët nuk mund të aplikojnë. Maksimumi i grantit për këtë thirrje është 100.000 Euro, nga të cilat deri në 50% do të financohen nga Programi.

 

Klikoni, ju lutem, ndërkohë në faqen zyrtare të programit për të lexuar guidën e aplikimit dhe formularët e nevojshëm:

https://eacea.ec.europa.eu/creative-europe/funding/support-literary-translation-projects-2016_en

Programi i takimi është si vijon:

09.15 – 09.30       Regjistrimi i pjesëmarrësve

09.30 – 10.00      Prezantim i shkurtër i qëllimit të Sesionit të Informimit

Prezantim i projektit “Asistenca Teknike për Programet e Bashkimit Evropian”

Prezantim i shkurtër i Programit Evropa Krijuese si dhe i zyrave Creative Europe Culture Desk pranë Ministrisë së Kulturës.

10.00 – 11.00

Prezantimi i thirrjeve për propozime të shpallura nga programi Kultura i Evropës Krijuese.

  • Mbështetje për përkthimin letrar
  • Mbështetje për projekte shumë sektoriale (art, kulturë, përkthim letrar, media etj) në ndihmë të refugjatëve Sirianë të luftës

11:00 – 11 :15     Pushim Kafeje

11.15 – 13.00       Vazhdim – Prezantimi i thirrjeve për propozime të shpallura nga programi Kultura i Evropës Krijuese.

  • Mbështetje për përkthimin letrar
  • Mbështetje për projekte shumë sektoriale (art,kulturë, përkthim letrar, media etj.) në ndihmë të refugjatëve Sirianë të luftës

13.00 –14.00Drekë e thjeshtë për pjesëmarrësit

14.00 -15.30        Shpjegimi i procedurave të aplikimit për nën programin Kultura të Evropës Krijuese.

  • Kush mund të aplikojë
  • Si të regjistrojmë organizatën tonë në faqen e Komisionit Evropian “Participant Portal”
  • Procedruat e Aplikimit online të projektit.

15 : 30 – 16 : 00  Shembuj konkretë projektesh. (histori suksesi) si dhe si mund të realizojmë një partneritet në rastin kur thirrja kërkon pjesëmarrjen e të paktën tre partnerëve në projekt.

16 : 00 –16 : 30 Pyetje dhe Përgjigje

Duke Ju falenderuar për bashkëpunimin, Ju mirepresim!

Datë 1 Prill 2016; Hotel THERANDA. Rr. Andon Zako Cajupi Vila nr 6 dhe 7. Tiranë{:}