Ministry of Economy, Culture and Innovation

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti kaloi një orë leximesh dhe bisedash të këndshme,  në Bibliotekën Kombëtare, me fëmijët që dhuruan libra për shkollën e Kasallës dhe për të ndarë nismën: “Mos harro librin e pushimeve”. Një nismë që synon të nxisë leximin te moshat e vogla. “Është shumë bukur kur fëmijët lexojnë, por edhe më bukur dhe shpresëdhënëse kur ata u dhurojmë librat e tyre, bashkëmoshatarëve, që kanë më pak mundësira”, tha Margariti. Më pas ajo lexoi nje fragment nga libri “Liza në botën e çudirave”, të cilin e kishte marrë nga biblioteka e së bijës dhe më pas ia dhuroi një prej fëmijëve të pranishëm, bashkë me librat “Aventurat e Tom Sojerit” dhe “Aventurat e Çufos”. Pjesë librash lexuan edhe drejtorja e BK, Persida Asllani dhe disa nga fëmijët.{:}