Ministry of Economy, Culture and Innovation

Traduki-Kurs Udruga- Split dhe Poeteka-Tiranë organizuan në ambientet e Hotel Mondial-it në Tiranë, takimin e Shtëpive rezidenciale të Shkrimtarëve dhe Përkthyesve të Ballkanit, me pjesëmarrjen e  anëtarëve të rrjetit rezidencial. Ministrja e Kulturës Znj. Mirela Kumbaro Furxhi zhvilloi një takim zyrtar me  Drejtoreshën e Traduki-t Znj. Antie Contius, i cili do ti paraprijë bashkëpunimit institucional për ti hapur udhë promovimit zyrtar të letërsisë shqiptare në gjuhet e rajonit dhe Europës Juglindore.

Në takim do të diskutohet mbi vijueshmërinë dhe përmirësimin e punëve në rezidencat e vendeve pjesëmarrëse të cilat përfaqësohen nga Ferida Durakovic, PEN Center, Sarajevo, Ana Pejovic, Krokodil, Beograd, Arian Leka, Poeteka, Tirana, Robert Alagjozovski, Skopje, Jeton Neziraj, Prishtina, Kosovë, Maja Vrančić, Edi Matić, Kurs/Split etj, si dhe nga TRADUKI përfaqësuar nga Antje Contius and Hana Stoic.

 

Që prej 1 Marsit 2013, edhe Shqipëria, falë Poeteka-s në bashkëpunim me
TRADUKI dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë 
dhe vendas, fton shkrimtarë dhe përkthyes letrarë
 nga Europa Qendrore dhe Juglindore të aplikojnë 
për Programin Rezidencë “Tirana in Betëeen”. Ky projekt ju besua Poetekës për specifikën dhe mundësitë që Poeteka ofron përmes Revistës Poeteka (26 numra të botuar deri më sot), Festivalit Poeteka (8 Edicione Ndërkomëbare të relaizuar deri më sot), botimeve Poeteka (19 tituj nga letërsia e vendeve fqinje), portalit ëëë.poeteka.al, partneritetit të Poetekës me veprimari të tjera ndërkombatare si Festivali i Xhenovës – Itali; Festivali i Sete-Francë që zhvillohen nën kujdestarinë e UNESCO-s, Invitation Programme si pjesë e panairit të Frankfurtit, panairi i libirt në Leipzig etj.

Shtëpia Rezidencë u ofron shkrimtarëve dhe përkthyesve letrarë kushte për krijimtari dhe përfshirjen e tyre në jetën reale, letrare dhe kulturore të qytetit, një mundësi që të punojnë aty për dorëshkrimet e tyre dhe t’i prezantojnë veprat e tyre lexuesit shqiptarë. Por ky program veçanërisht synon dhe të lidhë jetën kulturore dhe letrare të vendit me qendrat e tjera të librit në rajon dhe në Europë, si një ndërmjetës që gjallëron dhe pasuron me përvoja skenën kulturore të qyteteve dhe qendrave të përfshira në program, të tilla si botime në revista letrare, shtegtime të leximeve autoriale si dhe pjesëmarrje në festivale të letërsisë, përfshi këtu edhe panaire libri apo studio letrare në dobi të përkthimit në gjuhët e kontinentit, por veçanërisht në gjuhët e fqinjëve, ku letërsia shqipe mungon prej kohësh.

Përvoja e të jetuarit në Tiranë,  kontaktet me profesionistë dhe njerëz të rinj, e nxjerrin kësisoj shkrimtarin dhe përkthyesin nga gjendja e izolimit dhe vetizolimit kulturor, gjuhësor dhe institucional, duke i vendosur ata në marrëdhënie ndërvepruese me kulturat e vendeve të tjera, në këtë rast me kulturën tonë si vend pritës.

Qëllim parësor mbetet fakti se shkrimtari dhe përkthyesi, gjatë qëndrimit 1-mujor në Tiranë të kontribuojë në shkëmbimin kulturor dhe të lidhë letërsinë vendase me skenën letrare të rajonit dhe Europës, duke ofruar bashkëpunime të fushës së promovimit, përkthimit dhe botimit të letërsisë shqipe në gjuhët e kontinentit dhe të letërsisë së të ftuarve në rezidencë në gjuhën shqipe.

Qëllim tjetër i këtij projekti është të promovojë shkrimtarë dhe përkthyes, të cilët tregojnë aftësi në dobi të zgjerimit të kontakteve me botën letrare, por edhe të vënies në rrjedha bashkëpunimi të letërsisë së krijuar në gjuhën shqipe me personalitete dhe me ngjarje me rëndësi letrare të rajonit dhe Europës.{:}