Ministry of Economy, Culture and Innovation

Në kuadër të takimeve të programeve europiane INTERREG, delegacioni i lartë i drejtuar nga Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës zhvilloi një vizitë në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit, për t’u njohur nga afër me investimet në teknologji të mundësuara nga projekti RECON, një model bashkëpunimi për digjitalizimin dhe valorizimin e trashëgimisë filmike, në kuadër të programit IPA CBC Itali–Shqipëri–Mali i Zi.

Një hap konkret për ruajtjen dhe promovimin e memories kulturore përmes partneritetit ndërkufitar.