Ministry of Economy, Culture and Innovation

Nën drejtimin e Zëvendësministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, z. Enkelejd Musabelliu, po zhvillohet aktualisht Takimi i 16-të i Nënkomitetit Shqipëri – BE për Tregun e Brendshëm dhe Konkurrencën

Takimi, i bashkëorganizuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë, po zhvillohet në kuadër të dialogut të rregullt të Stabilizim-Asociimit, me pjesëmarrjen e institucioneve shqiptare dhe ekspertëve të Komisionit Evropian.

Diskutime mbi avancimin dhe sfidat që mbeten në përafrimin e legjislacionit shqiptar me acquis communautaire në fusha kyçe si konkurrenca dhe ndihma shtetërore, të drejtat e pronësisë intelektuale dhe industriale, prokurimi publik, e drejta për të ushtruar profesionin dhe ofrimi i shërbimeve, mbrojtja e konsumatorit dhe shëndeti, ligji për shoqëritë tregtare, kontabiliteti dhe auditimi, si dhe shërbimet financiare.

Shqipëria rikonfirmon angazhimin e saj të palëkundur për të vijuar zbatimin e reformave të nevojshme dhe për të avancuar me përkushtim në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.