Ministry of Economy, Culture and Innovation
Në takimin lançues të Këshillit Konsultativ të Ndërmarrjeve, një element kyç i zbatimit të Ligjit Nr. 43/2022 “Për zhvillimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme”.
Lançimi i Këshillit Konsultativ të Ndërmarrjeve përfaqëson një moment të rëndësishëm për zhvillimin e sektorit të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme në Shqipëri, duke treguar angazhimin e vazhdueshëm të MEKI-t për përmirësimin e kushteve të biznesit dhe krijimin e mundësive për rritjen e ndërmarrjeve të këtij sektori jetik për ekonominë tonë.
Kjo strukturë ka për qëllim të ofrojë një platformë të rëndësishme për dialogun mes sektorit publik dhe atij privat, duke u shndërruar në një instrument për zhvillimin e politikave që ndihmojnë NMV-të të rriten dhe të zhvillohen në një mjedis më të favorshëm për të gjithë.