Ministry of Economy, Culture and Innovation
Ministri Blendi Gonxhja së bashku me Ministren Mirela Kumbaro, Ministren Delina Ibrahimaj, Laura Plaku dhe kolegë nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit mirëpritën një grup investitorësh të rëndësishëm nga Turqia, në një takim që vuri theksin tek mundësitë e jashtëzakonshme që vendi ynë ofron për bashkëpunim dhe zhvillim.
Shqipëria po shndërrohet në një qendër tërheqëse për investitorët e huaj falë klimës së favorshme ekonomike, politikave lehtësuese fiskale dhe pozicionit të saj strategjik në rajon. Turizmi mbetet një shtyllë kryesore, duke ofruar hapësira të mëdha për zhvillimin e resorteve moderne, ekoturizmit dhe atraksioneve kulturore, ndërsa potenciali i sipërmarrjeve dhe inovacionit premton krijimin e një ekonomie më të qëndrueshme dhe të orientuar drejt teknologjisë.
Gjatë takimit u riafirmua mbështetja për investitorët me partneritete strategjike, duke treguar se Shqipëria është vendi i duhur për ata që kërkojnë të investojnë në sektorë me rritje të shpejtë dhe potencial të madh.