Ministry of Economy, Culture and Innovation
Takimi me Këshillin Koordinues të Diasporës, në prani të Kryeministrit Rama, solli në vëmendje rolin jetik të diasporës shqiptare në zhvillimin ekonomik dhe promovimin e identitetit tonë kulturor në botë.
Zëvendësministrja Lira Pipa prezantoi programin “Ditët Kulturore Shqiptare në Botë” – një nismë që synon të forcojë identitetin kulturor shqiptar në arenën ndërkombëtare. Përmes aktiviteteve artistike dhe kulturore në vendet ku diaspora shqiptare është më e pranishme, ne synojmë të zhvillojmë një dialog të hapur dhe kreativ në fushat e artit, kulturës, trashëgimisë dhe inovacionit, si dhe të forcojmë lidhjet ndërmjet brezave të rinj shqiptarë që jetojnë jashtë vendit dhe kulturës së vendit amë.
Zgjerimi i mundësive për investime, krijimi i një rrjeti global shqiptar dhe promovimi i vlerave tona kulturore në arenën ndërkombëtare janë pjesë thelbësore e vizionit të MEKI për vitin 2025.