Ministry of Economy, Culture and Innovation

Në takimin e Komitetit Drejtues të Programit EU4Culture, mbështetur nga Delegacioni i Bashkimit Evropian, zbatuar nga UNOPS, diskutuam mbi transformimin dhe ri-jetësimin e objekteve e pasurive të trashëgimisë kulturore me vlera të historike, duke ruajtur të gjitha elementet origjinale të objekteve e duke aplikuar metoda inovative. Ndoqëm pasqyrën e ecurisë së deritanishme për shumë nga projektet e nisura dhe koordinuam punën mbi përgjegjësitë e detyrat operative dhe gjetëm zgjidhje teknike e administrative. Këto projekte restaurimi, jo vetëm që ruajnë pasurinë kulturore, por gjithashtu krijojnë mundësi të reja për zhvillimin ekonomik dhe social të komuniteteve lokale. Bashkëpunimi me UNOPS – BE është kyç në arritjen e këtyre objektivave, duke sjellë ekspertizën dhe burimet e nevojshme për t’i realizuar me sukses këto projekte.