Ministry of Economy, Culture and Innovation
Ministri Blendi Gonxhja në takimin me Kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin e Financave Petrit Malaj, në Pragë, ku patëm nderin të zhvillojmë një takim pune me Ursula von der Leyen, Presidenten e saporizgjedhur të Komisionit Europian!
Temë kryesore e bisedës ishte Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor për Shqipërinë, tashmë drejt konkretizimit, si dhe progresi ekonomik e politik në rajon, bazuar mbi piketat e rrugës sonë të përbashkët europiane.
Delegacioni shqiptar ndodhet në Pragë në kuadrin e edicionit të 19-të të GLOBSEC, Forumi i sigurisë, ku shumë udhëheqës dhe ekspertë do të diskutojnë çështjet kritike për sigurinë dhe mbrojtjen, rolin e teknologjisë dhe të AI mbi situatën gjeopolitike, në aktualitetin e luftës në Ukrainë dhe ndikimet në të ardhmen e Europës.